Kjo është mënyra më e keqe e përgatitjes së ushqimit: Për shkak të një gabimi, humbasin 40% të vitaminave për gjysmë ore
Kur gatuajnë, shumica e amvisave bëjnë gabime edhe pa e kuptuar, gjë që në të vërtetë i zhdukin ushqimit gjithçka që është e shëndetshme
Për të shpejtuar procesin e përgatitjes, ato zhytin mishin e ngrirë në ujë të nxehtë, kjo është arsyeja pse ky ushqim humb lëngjet natyrore dhe materiet e dobishme së bashku me to…
Mishi i ngrirë shkrihet në temperaturën e dhomës apo edhe në frigorifer, nëse nuk jeni me nxitim, transmeton Telegrafi.
Shumica e vitaminave në fruta dhe perime gjenden në lëkurën e tyre, dhe pasi sot përdoren kimikate të ndryshme që përshpejtojnë rritjen e tyre, kjo pjesë zakonisht hiqet për arsye shëndetësore.
Ekziston një gabim tjetër që e bëjnë shumica.
Shumica e njerëzve do t’i qërojnë patatet për orë të tëra para se të fillojnë të gatuajnë, dhe për të mos ndryshuar ngjyrën, ato do t’i zhytin në ujë.
Ky dhe ushqimet e ngjashme qërohen ose pastrohen më së miri vetëm para trajtimit termik, sepse vitaminat shkatërrohen shpejt kur qërohen dhe copëtohen.
Patatet e qëruara të njomura në ujë humbasin deri në 40 për qind të sasisë fillestare të vitaminës C në vetëm gjysmë ore.
Megjithatë, ky rregull nuk vlen për të gjitha ushqimet.
Orizi, hikërrori dhe disa drithëra të tjera, si dhe bizelet, fasulet dhe thjerrëzat duhet të lihen në ujë të ftohtë për të qëndruar për dy deri në tre orë, kjo do të zvogëlojë humbjen e lëndëve ushqyese. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre