LAJMI I FUNDIT:

Kjo është manekinia me ngjyrën më të ngrohtë të lëkurës dhe është jashtëzakonisht e bukur (Foto)

Kjo është manekinia me ngjyrën më të ngrohtë të lëkurës dhe është jashtëzakonisht e bukur (Foto)

Gjashtëmbëdhjetëvjeçarja Lola Chuil, me prejardhje afrikane, ka ndryshuar përgjithmonë industrinë e modës.

Duke depërtuar në këtë botë të modës, është bërë manekinia me ngjyrën më të errët të lëkurës, transmeton Telegrafi.

Buzët e plota natyrale, hundë të ngritur, sy të pazakonshëm të gjelbër, flokë të zezë, por edhe pothuajse njësoj ngjyra e zezë të lëkurës e bëjnë këtë manekine aq të veçantë dhe jashtëzakonisht të bukur.

Megjithatë, më e vështira nga e gjitha ishte që të përshtatej me ambientin kur ka arritur në Amerikë. Atëherë ka mësuar që dashurojë dallimet.

E quajnë barbikë zezake, por edhe perëndeshë melanine. Ajo veten e quan Hana Montana e Zezë.

Në Instagram dhe Facebook, është yll i vërtetë.

Njerëzit vërtet janë të magjepsur me bukurinë e jashtëzakonshme të saj.

Lola bashkë me fotografitë të cilat i publikon, u dërgon vajzave të gjithë botës edhe porosi e motivacione. /Telegrafi/

?. Dress : @Surelymine Choker: @jimmerly

A post shared by just humble yourself (@typicalblackmum) on Dec 22, 2016 at 3:52pm PST

/Telegrafi/