LAJMI I FUNDIT:

Kjo është fluturakja misterioze e cila tash e 500 ditë po fluturon në orbitë, por që askush nuk di asgjë për të (Foto)

Kjo është fluturakja misterioze e cila tash e 500 ditë po fluturon në orbitë, por që askush nuk di asgjë për të (Foto)

Fluturakja pa pilot X-37B, e cila ishte lansuar në orbitë më 20 maj të vitit të kaluar, është pjesë e një prej misioneve më të fshehta në histori të njerëzimit.

Fluturakja e forcave ajrore amerikane e quajtur OTV-4 (Orbital Test Vehicle-4), është fluturakja e katërt e këtij lloji e cila po fluturon nëpër hapësirë, derisa arsyet e këtij misioni deri më tani janë të panjohura për opinionin, transmeton Telegrafi.


Fluturakja e parë ishte lansuar në orbitë në vitin 2010, derisa në Tokë kishte aterruar pas më shumë se 224 ditë qëndrimi në hapësirë.

Pas saj kishte pasur misioni i vitit 2011, që gjithashtu kishte përfunduar pas 468 ditëve qëndrim në hapësirë, shkruan space.com.

Por ishte misioni i tretë që kishte tërhequr më së shumti vëmendjen e opinionin, pasi për më shumë se 675 ditë kishte qëndruar në hapësirë.

Dave Webb, drejtor i rrjetit global kundër armëve bërthamore në hapësirë, pati deklaruar në vitin 2012, se fluturakja X-37B është “pjesë e përpjekjeve të Pentagonit për të zhvilluar aftësitë për kryerje të sulmeve kudo nëpër botë me koka konvencionale në më pak se një orë”.

Por ushtria amerikane pati reaguar shpejt duke mohuar këtë teori, kinse fluturaken e përdorin për qëllime të zhvillimit të teknologjisë së fluturakeve hapësinore për përdorime të ndryshme.

Disa prej teorive përfshijnë testimin e një lloji të ri të fluturakes spiun, që shfrytëzohet për shkatërrimin e satelitëve të armikut, të cilin planifikon ta lansojë edhe Kina.

Këtë fluturake që lëviz me panele solare e ka projektuar kompania amerikane Boeing. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori