Dardhat në verën e kuqe janë një ëmbëlsirë për t’u mbajtur në mend!
Ylli i Hollywoodit Angelina Jolie lansoi “Rose” me etiketën e bodrumit të saj në kështjellën “Miraval” disa vjet më parë.
Me verë, por të kuqe, ajo bën një ëmbëlsirë të preferuar, të cilën do të mund ta quanim “dardha të dehur”, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:
– 8 dardhë;
– sheqer kafe;
– 1 yll anise;
– kanellë;
– limon;
– verë e kuqe e ëmbël
– akullore ose krem për të kompletuar.
Përgatitja:
Qëroni dardhët, duke u përpjekur që t’ua ruani formën sa më shumë që të jetë e mundur (përdorni qëruese) dhe ruani kërcellin.
Pritini një fetë të hollë nga ana e poshtme në mënyrë që dardha të qëndrojë vertikalisht.
Ngroheni një gotë verë në një tenxhere të vogël së bashku me 30 g sheqer, 1 yll anise, një copë kanellë dhe lëvoren e 1 limoni të prerë në shirita.
Kur të vlojë, ziejini të gjitha për 3 – 4 minuta.
Rregulloni dardhat vertikalisht njëra pranë tjetrës në një “tenxhere të ngadaltë”, shtoni verën dhe zieni në zjarr të ulët për 2 orë e 30 minuta.
Në gjysmën e zierjes, hidhni ato me salcën e përgatitur më parë, në mënyrë që të zhyten dhe të kenë ngjyrë të bukur.
Nëse dëshironi një salcë të ngjashme me shurupin, zhvendoseni në një tenxhere tjetër dhe ziejeni në zjarr që të trashet.
Shërbejini dardhat me akullore ose krem.
Shijojini.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Receta për çorbën e famshme të Hipokratit që "ngjall të vdekurit"

Vetëm 10 minuta dhe katër artikuj, do të keni tortë çokollate të shkëlqyeshme!

Torta pa pjekje është gati për vetëm gjysmë ore, me siguri do të bini në dashuri me shijen e kësaj ëmbëlsire

Tortë antike me vishnje: Ëmbëlsirë më e lëngshme në botë!

Pilaf me gjalpë

Tavë më patate e lulelakër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës