LAJMI I FUNDIT:

Kjo drogë kundër dhembjeve është 50 herë më e fortë se heroina dhe gjithnjë e më shumë po vret njerëz (Video)

Kjo drogë kundër dhembjeve është 50 herë më e fortë se heroina dhe gjithnjë e më shumë po vret njerëz (Video)

Kanë filluar ta përdorin kundër dhembjeve të mëdha, mirëpo vetëm një dozë e vogël çon në vdekje.

Pacientët të cilët e përdorin shpesh e shtojnë dozën, andaj edhe e rrezikojnë shëndetin e tyre dhe e çojnë veten drejt vdekjes.


Fentanili është drogë shumë më vdekjeprurëse sesa heroina, mirëpo shumica e njerëzve e përdorin. Shkalla e vdekshmërisë nga kjo drogë është shtuar për 600% për vetëm tre vjet.

Ky narkotik, me emërtimin farmaceutik U-47700, përkundër emrit të tij, e ka ngjyrën e bardhë.

Efektet anësore të cilat paraqiten me rastin e keqpërdorimit të këtij medikamenti janë gjakderdhje në zorrën e trashë, dëmtimi serioz i nervave dhe vdekja, transmeton Telegrafi.

Kjo drogë sintetike, në rend të parë, është bërë si mjet i cili duhet të zvogëlojë dhembjet, është madje 50 herë më e fuqishme se heroina.

Shpesh u përshkruhet pacientëve me sëmundje nga kanceri të cilët vuajnë nga dhembje të fuqishme, siç është rasti te të sëmurët nga kanceri.

Pacientët të cilët e përdorin shpesh shtojnë dozën, dhe kështu rrezikojnë shëndetin e tyre dhe e çojnë veten drejt vdekjes.

Përdoruesit e narkotikut fentanil gjithnjë e më shpesh e përdorin si zëvendësim për heroinën.

Efektin të cilin e krijon kjo drogë është e ngjashme me heroinën, mirëpo ndjenja e euforisë dhe e gjendjes së papeshë është shumë e fuqishme.

Fjala është për llojin e ashtuquajtur drogë sintetike, e cila krijohet në laborator nga përbërësit legalë kimikë, efekti i së cilës është pothuajse identik sikur marrja e kokainës apo heroinës.

Reaksionet e padëshirueshme ndaj fentanilit janë përgjumja, marramendja, dhembja e kokës, molisja, të vjellët, pagjumësia, djersitja e tepërt, ndryshimi i gjendjes shpirtërore, halucinacionet…

Fatkeqësisht, pritet që përdorimi i saj vetëm sa do të shtohet.

/Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori