Një hajdut telefonash zgjodhi shënjestrën e gabuar pasi i vodhi një celular një atleteje ndërsa ajo po filmonte një TikTok në Londër.

Elizabeth Lopez Aguilar, 24 vjeç, po filmonte përpara London Eye ndërsa ishte me pushime në kryeqytetin britanik, kur një burrë ia rrëmbeu telefonin pikërisht nga sytë e saj, transmeton Telegrafi.


Vajza nga Teksasi ishte në Londër duke festuar ditëlindjen e të dashurit të saj, dhe ata po planifikonin të shihnin Hercules në West End atë mbrëmje.

Aguilar ishte në Victoria Embankment kur ndodhi vjedhja. Ajo e vendosi telefonin e saj disa metra përpara saj dhe kishte filluar të fliste me kamerën, kur hajduti kapi telefonin ende duke xhiruar.

Por hajduti nuk e kishte idenë se sapo kishte synuar një atlete të atletikës, e specializuar në vrapim të shpejtë dhe në distanca të gjata.

Brenda pak minutash, Aguilar dhe i dashuri i saj, Abraham Tahtou, e ndoqën dhe e morën telefonin.

Ajon garon në gara sprinti dhe triatlone olimpike në distanca të gjata dhe aktualisht po stërvitet për një Ironman.

"Vërtet mendoj se hajduti nuk kishte idenë se me kë po ngatërrohej", tha Aguilar.

"Menjëherë u nisa për ta ndjekur dhe nuk ndalova derisa djali u kap. Në fillim qesha sepse mendova se ishte i dashuri im që po bënte një shaka. Por pastaj e kuptova se ishte e vërtetë. U shokova, por menjëherë u ndeza me shpejtësi", shtoi ajo.

Tahtou gjithashtu iu bashkua ndjekjes dhe së bashku ata arritën ta kapnin hajdutin dhe të merrnin telefonin.

Megjithatë, çifti vendosi të mos telefononte policinë, duke e lënë hajdutin e telefonit të lirë të bredhte rrugëve. /Telegrafi/