LAJMI I FUNDIT:

Gazetarja Lala: Kishte tentativa të tjera të Naimit për ta vrarë Liridonën

Gazetarja Lala: Kishte tentativa të tjera të Naimit për ta vrarë Liridonën

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur se vrasja e Liridona Ademajt fsheh një mister shumë të madh, për faktin se ajo është kryer në mënyrë shumë të nxituar.

Lala tha se ka pasur edhe tentativa të mëhershme të Naim Murselit për të ekzekutuar Liridonën dhe ngjarjen donte ta paraqiste si aksident.

Ajo tha gjithashtu se nuk i beson babait të Naimit, pasi sipas saj, dalja e tij për media në një mënyrë aq të nxituar, të krijon idenë se ai ka dashur ta mbrojë të birin.


“Fakti që babai nxitoi të fliste për këtë çështje, më la një shije shumë të mirë. Më ngjall si një tentativë për ta mbrojtur të birin, Naimin. Kur kam shkuar në vendin e ngjarjes, aty jam bindur që nuk kishte të bënte me një grabitje, por që Naimi kishte urdhëruar vrasjen e gruas. Më rezulton që zbatimi i planit për vrasjen e Liridonës është vënë në jetë në nxitim e sipër”, tha aji për EuronewsAlbania.

“Ka patur tentativa të mëhershme të Naim Murselit për ta ekzekutuar gruan. Njëherë për ta trajtuar si aksident, që e dinë edhe autoritetet në Kosovë. Nga biseda me Kokallën, kur ishte vënë në zbatim plani për vrasjen e Liridonës, nuk ka kaluar më shumë se një javë”, tha ajo.

“Dhe në biseda më ka vrarë veshin që thuhej se kjo punë duhet të kryhet sot. Liridona ka ditur një sekret shumë të madh. Se çfarë është kjo çështje, nëse lidhet me biznes, me politikë apo me njerëz të tjerë, nuk mund ta them”, është shprehur Lala.

Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Fillimisht, Policia e Kosovës, e ka raportuar rastin si “grabitje me pasoja të vrasjes”.

Dy ditë më vonë, më 1 dhjetor, Policia ka njoftuar për arrestimin e dy personave të dyshuar: dorasin G. P. dhe Naim Murselin, bashkëshortin e viktimës, të dyshuar për vrasjen e saj.

Më vonë, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka konfirmuar se i dyshuar i tretë në këtë rast është edhe K.K., pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës./EuronewsAlbania/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori