LAJMI I FUNDIT:

Kishte shtënë me armë zjarri në ahengun familjarë, arrestohet një 20 vjeçar në Vushtrri

Kishte shtënë me armë zjarri në ahengun familjarë, arrestohet një 20 vjeçar në Vushtrri

Policia në Vushtrri ka arrestuar një person për gjuajtje me armë zjarri në një aheng familjarë.

Pas marrjes së informatës policia kishte dalur në vendin e ngjarjes dhe kishin sekuestruar një armë, një karikator dhe tre gëzhoja.


“Me datë 20.08.2022 rreth orës 23:20, policia në Vushtrri ka pranuar një informatë për të shtëna me armë zjarri në një paralagje të qytetit. Njësitë policore kanë identifikuar lokacionin ku kishte pasur të shtëna në një aheng familjar. Në atë lokacion, zyrtarët policor kanë sekuestruar një (1) armë të llojit pistoletë, një (1) karikator dhe  tri (3) gëzhoja, të cilat janë proceduar në rast si prova material”, bënë të ditur policia.

Në kuadër të kësaj një 20 vjeçar, ishte arrestuar dhe pastaj ishte liruar në procedurë të rregullt.

“Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar B.K., 20 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili pas intervistimit dhe veprimeve tjera procedurale, me urdhër të prokurorit është liruar  në procedurë të rregullt.  Ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ,,përdorim i armës” dhe ,,mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll të paautorizuar të armës’”, njofton policia./Telegrafi/