LAJMI I FUNDIT:

Kishte reaguar ashpër për mosveprim të shpejtë ndaj coronavirusit duke e quajtur presidentin kinez “palaço” – zhduket pa asnjë gjurmë biznesmeni kinez

Kishte reaguar ashpër për mosveprim të shpejtë ndaj coronavirusit duke e quajtur presidentin kinez “palaço” – zhduket pa asnjë gjurmë biznesmeni kinez

Një biznesmen kinez që shquhej për fitimet marramendëse në fushën e pronave të paluajtshme, është zhdukur pa as edhe një gjurmë që kur e quajti presidentin kinez Xi Jinping “palaço”, pas një fjalimi të mbajtur gjatë muajit të kaluar kur po fliste për përpjekjet e qeverisë për ta luftuar coronavirusin.

Ky lajm vjen vetëm një javë pasi Xi vizitoi  banorët e karantinuar në Wuhan, epiqendra e epidemisë – veprim ky që shihej sikur Kina po bëhet gati të shpall fitoren nga coronavirusit, transmeton Telegrafi.


Ren Zhiqiang, 69-vjeë, anëtar i Partisë Komuniste të Kinës dhe ish-pronar i një kompanie të madhe të pronave të paluajtshme “Huayuan Real Estate Group”, nuk është parë që nga 12 marsi dhe për të nuk dihet asgjë deri më tani, të paktën kështu pretendojnë tre miq të tij të cilët folën për Reuters.

“Shumë prej miqve tanë janë duke e kërkuar”, tha një mik i ngushtë që gjithashtu njihet si biznesmen i suksesshëm dhe është identifikuar për Reuters si Wang Ying.

“Ren Zhiqiang është një figurë publike dhe zhdukja e tij ka fituar vëmendje të madhe. Institucionet përgjegjëse duhet të japin shpjegim për këtë dhe atë sa më shpejtë të jetë e mundur”, shtoi ai,

Edhe Reuters ka tentuar të vë kontakt me Ren, por thirrjeve të tyre nuk u është përgjigjur askush. Në anën tjetër policia e Pekinit nuk i është përgjigjur menjëherë telefonatave, për të dhënë një koment lidhur me këtë.

Një ese e Renit që e kishte shpërndarë me të tjerët, kritikohet fjalimi i presidentit kinez Xi gjatë 23 shkurtit, që mediat kineze e kishin transmetuar si një telekonferencë për 170 mijë anëtarët e partisë dhe tërë kombin kinez. E kjo kopje e Renit më vonë u shpërnda nga të tjerët edhe në rrjete sociale.

Në esenë në të cilën ai nuk e përmend me emër presidentin kinez, Ren kishte thënë se pasi kishte studiuar fjalimin “nuk e kishte parë një lider me rroba të reja duke folur, por një palaço të zhveshur lakuriq që insistonte të jetë sundimtar”.

Ai gjithashtu kishte zbuluar se ka “krizë brenda qeverisë” dhe partisë, duke akuzuar rëndë vendin për mungesë të lirisë së shtypit dhe reagim të menjëhershëm të epidemisë së coronavirusit që me kalimin e ditëve vetëm sa u përkeqësua. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Joe Biden thotë se është gati për debat zgjedhor - vjen përgjigja nga Donald Trump

Amerika
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Pentagoni thotë se do të 'shpejtojë' dërgimin e raketave Patriot në Ukrainë

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?

Botë
Kalo në kategori