Kishte kontakt me një të infektuar me COVID-19, vetizolohet avokati Koci

Avokati Arianit Koci, ka bërë të ditur se është vetizoluar, pasi që ka pasur kontakt me një person, i cili ka dalë pozitiv me COVID-19.
Koci, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se po ndjek rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe se nuk do të marrë pjesë në gjykimet e caktuara.
Postimi i plotë i Kocit:"Sonte kam kuptuar që para 3 ditësh, në ambient të hapur, kam qenë në kontakt të shkurtër me një person i cili në ndërkohë, ka rezultuar pozitiv në koronavirus (Covid 19). Natyrisht, menjëherë i kam lajmëruar zyrtarët e IKSHP. Nuk e kam simptoma; jam shumë mirë me shëndet - por nesër kam të caktuar gjykime.
Nuk dua t’a rrezikoj askend! Prandaj, deri sa të më kumtohet rezultati, sipas rekomandimeve të zyrtarëve të IKSHP, do të qëndroj në shtëpi i izoluar", ka shkruar Koci. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































