LAJMI I FUNDIT:

Kishte dalë rrugëve të kryeqytetit për të ngrënë hot-dog në ditën kur mbi 950 humbën jetën nga coronavirusi, presidentin brazilian e fyejnë qytetarët

Kishte dalë rrugëve të kryeqytetit për të ngrënë hot-dog në ditën kur mbi 950 humbën jetën nga coronavirusi, presidentin brazilian e fyejnë qytetarët

Presidentin brazilian Jair Bolsonaro, kundërshtarët e kanë quajtur “vrasës”, pasi që të dielën mbrëma kishte dalë nëpër rrugë për të ngrënë një hot-dog, ku brenda atyre 24 orëve ishin regjistruar 965 persona të vdekur nga coronavirusi në Brazil.

Bolsonaro siç raporton The Guardian, disa herë kishte shkelur masën e distancës fizike sociale që e kishte futur në fuqi ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, e këtë vazhdoi ta bëjë edhe gjatë vikendit të kaluar, edhe pse numri i të vdekurve në Brazil deri më tani ka shkuar në mbi 22 mijë, transmeton Telegrafi.


Më shumë se 374 mijë raste janë konfirmuar me COVID-19 në Brazil, shteti që tani gjendet në vendin e dytë në botë për nga numri i të infektuarve me virus.

Sipas mediave lokale, Bolsonaro kishte dalë nëpër rrugët e kryeqytetit brazilian, për të pirë një kanaçe me Coca Cola dhe të shijon një hot-dog.

Anketat tregojnë që  Bolsonaro akoma gëzon përkrahjen e çerekut të brazilianëve, madje disa kanë festuar daljen e tij duke brohoritur dhe thirrur emrin e tij “Mito” që do të thotë legjendë.

Megjithatë te pjesa tjetër e qytetarëve ky veprim i tij ka shkaktuar reagime të ashpra, kurse në videot që po shpërndahen nëpër rrjete sociale shihet dhe dëgjohet se si qytetarët në shenjë proteste godasin me mjete të forta.

Fyerjet në llogari të Bolsonaros janë dëgjuar derisa ai po shijonte pijen dhe ushqimin që e mbante në duar.

“Vrasës, mbeturinë, fashist”, bërtisnin qytetarët e nervozuar brazilianë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

U hodh nga shkëmbi famëkeq në det, por britaniku gjykoi gabimisht: Videoja horror po përhapet në rrjetet sociale

Evropa

"Mos e provokoni Iranin", paralajmëron zëdhënësi i Hezbollahut

Botë
Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Pse Irani po mundohet ta fshehë sulmin izraelit?

Botë
Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Argjentina zyrtarisht kërkon t'i bashkohet NATO-s

Botë
Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin

Azia
Kalo në kategori