LAJMI I FUNDIT:

Kishin paralajmëruar veprime sindikale, Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor vendos t’i jap mundësi dialogut social

Kishin paralajmëruar veprime sindikale, Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor vendos t’i jap mundësi dialogut social

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së, ka njoftuar se kanë vendosur që t’i japin edhe një mundësi dialogut social në vend të masave dhe veprimeve sindikale.

Ky vendim u mor në mbledhjen e Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të mbajtur sot.


“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës t’i drejtohet Komitetit Ekzekutiv për Shëndetësi dhe Bordit të SHSKUK-së për mbështetje në kërkesën për anulimin e urdhëresave të jashtligjshme, diskriminuese dhe që kanë elemente të përdorimit të standarteve të dyfishta në raport me kominitetet tona nga SHSKUK / QKUK.

Sigurojmë opinionin e gjerë dhe anëtarësinë që e mbështesim plotësisht reformën dhe secilën përpjekje të menaxhmentit të SHSKUK / QKUK-së për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve, mirëpo konsiderojmë që këto urdhëresa nuk kanë ndonjë efekt pozitiv në arritjen e këtij objektivi, ndërsa të njejtat vetëm se e rrisin edhe më tej mbingarkesën me punë për infermierët si dhe duke e zhvendosur fokusin e infermierëve nga kujdesi dhe zhvillimi i veprimtarisë infermierore në fushën administrative”, thuhet në njoftim.

Sindikata e Punëtorëve Shëndetësot të QKUK-së, ka konsideruar se partnerët social brenda secilës ndërmarrje duhet që të gjejnë mënyra dhe koncenzus në të mirën e përgjithshme, në këtë rast të SHSKUK / QKUK-së me Shoqatën Sindikale të Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së dhe infermierët, e që gatishmëria jonë nuk mungon për të gjetur zgjidhje lidhur me kontestet.

“Secila palë jemi këtu për shërbim, e jo për sundim dhe ndarje të privilegjeve, pasi privilegj duhet të ketë vetëm qytetari / pacienti i cili kërkon shërbime në institucionet tona. Shoqata Sindikale e Punëtorëve Shëndetësor të QKUK-së mbetet e përkushtuar në krijimin, ruajtjen dhe avancimin e mardhënieve të bashkpunimit, mbështejen e reformave dhe iniciativave për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve duke e ofruar mbështetjen e plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori