LAJMI I FUNDIT:

Kishës Ortodokse serbe i pengojnë punimet në rrugën Deçan-Plavë, reagon kryetari i Deçanit

Kishës Ortodokse serbe i pengojnë punimet në rrugën Deçan-Plavë, reagon kryetari i Deçanit

Komuna e Deçanit ka reaguar ndaj Manastirit lidhur me punimet në rrugën Deçan- Bjeshka e Belegut- Kufiri me Malin e Zi.

Në një reagim dërguar mediave, Komuna e Deçanit ka theksuar se  personeli i Manastirit bën mirë të jetë së bashku me konceptin e komunës dhe ti lër anash qëllimet dashakeqëse kundrejt 70 mijë qytetareve të komunës së Deçanit.


Ky është reagimi i Komunës së Deçanit:

Me 24 prill punimet në rrugën  Deçan Bjeshka e Belegut- Kufiri më Malin e Zi kanë filluar jashtë zonës së veçantë të mbrojtur .

Me ketë rast Komuna e Deçanit dhe Ministria e Infrastrukturës janë garantues që ky projekt do të vazhdoi jashtë zonës së mbrojtur deri sa të arrihet  një vendim nga KZM (Këshilli për Zbatim dhe Monitorim) , ku përfaqësues  në ketë këshill për absurditetin e kohës janë pesë institucione duke përfshirë  Manastirin e Deçanit e  që Komuna e Deçanit nuk është njëra nga to .

Gjatë ditës së djeshme kompania e cila po i kryen punimet jashtë zonës së veçante , ka hequr nga rruga brenda zonës së veçante gurët nga rrëshqitja e dheut të cilat kanë ndodhë si pasoj e ndërtimit të hidrocentraleve në zonën e veçante më pëlqimin e Manastirit që sipas Ligjit është aktivitet strikt i ndaluar .

Rrëshqitjet dhe gurët janë larguar më qellim që kjo rrugë të jetë e kalueshme dhe e sigurt për kompaninë dhe qytetarët e shumtë që kalojnë përgjatë kësaj  rruge.

Ky aktivitet human dhe i domosdoshëm po del  që personeli i Manastirit ka pritur një rast për të bere mashtrimin e radhës .

Kisha serbe tenton t’i ndal punimet në rrugën Deçan – Plavë (Video)
Lexo po ashtu Kisha serbe tenton t’i ndal punimet në rrugën Deçan – Plavë (Video)

Objektivat e ndërtimit të kësaj rruge janë :paqësore , në harmoni me qëllimin e Ligjit për zonat e veçanta të mbrojtura, në përputhje më kuadrin vizualë dhe estetik të zonës , në harmoni me ruajtjen e trashëgimisë kulturore , arkeologjike, arkitektonike dhe në funksion të ruajtjes dhe të promovimit të trashëgimisë natyrore . Ky aktivitet i renovimit-asfaltimit të rrugës ekzistuese është zhvillim i favorshëm për të gjitha komunitetet.

Ne qytetarët e Deçanit edhe sot edhe në kohë të më hershme kemi bashkëjetuar duke respektuar mozaikun e trashëgimisë kulturore fetare gjë e cila nuk ka ndodhur në të gjitha periudhat historike nga Manastiri kundrejt  qytetarëve shqiptar të Deçanit.

Lekaj reagon lidhur me rrugën Deçan-Plavë, është duke u punuar brenda zonës së mbrojtur
Lexo po ashtu Lekaj reagon lidhur me rrugën Deçan-Plavë, është duke u punuar brenda zonës së mbrojtur

Koncepti  i vetëm i cili udhëheqë qytetaret e komunës së Deçanit është koncept zhvillimor dhe i  shfrytëzimit  të potencialeve dhe resurseve,  qasjes më të letë ne to për të pasur një standard më të mirë për jetën dhe për familjet tona .

Ky është dhe do të jetë qëllimi ynë i vetëm pa mashtruar të tjerët .

Në ketë rast personeli i Manastirit bën mirë të jetë së bashku me konceptin tonë dhe ti lër anash qëllimet dashakeqëse kundrejtë 70 mijë qytetareve të komunës së Deçanit.

Sa i përket pronave të dhuruara nga shteti gjenocidial serb i udhëhequr nga Sllobodan Millosheviq në vitin 1994-1997 e të cilat ju dhanë edhe me vendimin  te gjykatës Kushtetuese të Republikë së Kosovës , vlerësojmë se Manastiri i Deçanit është dashur këtë pronë ta kërkoi vetëm nga qytetarët e Komunës së Deçanit .

Për një jemi të sigurte se qytetarët e  Komunë së Deçanit as një herë nuk janë udhëhequr nga idetë shoviniste dhe të nxitjes së luftërave kjo është e dëshmuar sot e gjithë ditën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori