Kisha Katolike në Hard Parish është një nga shumë në Austri që kanë vendosur të ngrenë flamurin në formë të ylberit, në shenjë solidariteti me komunitetin LGBT.

Vatikani njoftoi muajin e kaluar një vendim që Kisha nuk mund të bekojë partneritete të të njëjtit gjini.


Zyra e fuqishme e Vatikanit përgjegjëse për mbrojtjen e doktrinës së kishës, Kongregata për Doktrinën e Besimit, (CDF) ka vendosur që bashkimet e gjinisë së njëjtë nuk mund të bekohen pavarësisht nga "elementet pozitive" të saj.

"Zoti kurrë nuk pushon së bekuari secilin nga fëmijët e tij pelegrinë në këtë botë ... megjithatë, ai nuk e bekon dhe nuk mund ta bekojë mëkatin", shkruan në deklaratën e tyre.

01efc0df 5303 4b22 9460 5c8b52d20a43

Menjëherë pasi u ngrit flamuri i ylberit, dikush u përpoq ta shkatërronte atë. Disa ditë më vonë, një flamur tjetër përpara kishës, gjithashtu në shtetin perëndimor të Vorarlberg, u dogj dhe një i tretë u vodh, raporton france24.

Përkundër përshtypjes që mund të fitohet nga incidente të tilla, hulumtimet tregojnë se opinioni publik austriak është plotësisht në anën që bashkimet e të njëjtit seks duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë.

Në Austri, martesa e të njëjtit seks ka qenë e ligjshme që nga viti 2019 dhe një sondazh i kryer javën e kaluar tregon se 64 për qind e austriakëve kundërshtojnë vendimin e fundit të Vatikanit. Vetëm 13 për qind thanë se e kuptonin pozicionin e Vatikanit.

Austria është ende kryesisht katolike dhe Kisha përfshin pak më shumë se pesë milionë besimtarë në një vend me 8.8 milionë banorë. /Telegrafi/