LAJMI I FUNDIT:

Kirurgu në Tenesi harron gjilpërën brenda krahërorit të pacientit, vdes pas një muaji – familjarët e të ndjerit paditin spitalin

Kirurgu në Tenesi harron gjilpërën brenda krahërorit të pacientit, vdes pas një muaji – familjarët e të ndjerit paditin spitalin

Një familje në Tenesi e ka paditur në gjyq spitalin Centennial TriStar, pasi familjari i tyre vdiq për shkak të një gjilpëre që kirurgu kishte harruar brenda kraharorit të tij.

John Burns Johnson, 73 vjeç, nga Lafayette bëri operacion në zemër në TriStar. Dhe kur ndërhyrja prej 9 orësh përfundoi, kirurgu Sreekumar Subramanian, kuptoi se jo të gjitha gjilpërat e tij u hoqën.

Kirurgu rihapi qepjen dhe Johnson iu nënshtrua një operacioni tjetër prej 3 orësh, por nuk arriti që ta hiqte gjilpërën.


Padia thotë se kirurgu e mbylli plagën pa e nxjerrë gjilpërën, dhe ajo nuk u heq deri në ditën e autopsisë. Johson ndërroi jetë 1 muaj pas operacionit në zemër.

Në padi gjithashtu thuhet se muaji i fundit i jetës së tij ishte ‘i dhimbshëm, i panevojshëm dhe i gabuar’. Padia u paraqit nga e veja, djali dhe vajza e Johnson. /oranews/