LAJMI I FUNDIT:

Kinse vetëm me grekët paskan problem!

Në fund të këtij viti shkollor, profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe e pyet një nxënës, ç’është emri, ç’kuptojmë me të? Nxënësi pa hezitim i përgjigjet se me emër, përgjigjur figurativisht kuptojmë Maqedoninë, po me mbiemër e pyet prapë profesori? Me mbiemër nënkuptojmë Greqinë, profesori ashtu i hutuar dhe i dëshpëruar del prej klasës, duke mos e notuar fare nxënësin.

Vjen ora tjetër e sociologjisë, ku profesori i kësaj lënde në spontanitet pyet, çka kuptoni me problemin si fenomen sociologjik? Nxënësi i njëjtë, i cili kishte vendosur që për një ditë ta thyejë heshtjen vjetore të tij, pa hezitim përgjigjet, me problemin si fenomen sociologjik, kuptojmë të qenit i nënshtruar ndaj shoqërisë e cila me bollëk është e vërshuar prej problemeve. Profesori i habitur me këtë përgjigje sa filozofike aq edhe të paqartë, i thotë nxënësit, mundësisht këtë definicion na qartësoni përmes ndonjë shembulli praktik. Shumë thjesht profesor, shoqëria shqiptare në këtë shtet është inferiore dhe e nënshtruar në skajshmëri përballë shoqërisë tjetër, pra asaj maqedonase, e cila deri në fyt është e mbërthyer dhe e zhytur në probleme tejet serioze.


Njëjtë sikurse profesori paraprak, edhe ky del prej klasës, ashtu i habitur prej përgjigjes në fjalë.

Hyn në klasë profesori i gjeografisë, i cili ende pa u ulë mirë në karrige, në fakt nuk e kishte zakon të ulej, i pyet nxënësit, ku gjendet Deti Egje? Nxënësi, i cili e kishte filluar atë ditë me përgjigje tejet interesante dhe sfiduese, edhe në këtë rast i njëjti përgjigjet duke thënë se, Deti Egje gjendet në Maqedoni, në fakt Deti Egje, burimin e ujit e ka në Vrutok, ujë i cili përmes lumit Vardar shkon dhe derdhet në Detin Egje, pra meqë një pjesë goxha e madhe e ujit burimin e ka prej këtij vendi, atëherë vendi në fjalë i takon gjenezës së tij. Nga kjo përgjigje tejet e koklavitur, profesori për të mos e zgjatur më shumë, e lëshon orën e mësimit, duke mos e vlerësuar as për të mirë, e as për të keqe përgjigjen e nxënësit.

Për atë ditë, i njëjti nxënës ishte përgatitur edhe në lëndën e historisë, i cili në gjysmëvjetorin e parë e kishte marrë “njësh” vetëm pse kishte thënë se, “historia është përrall e cila të lenë mbrapa” (marrë parasysh përvojën e shtetit të tij). Kësaj radhe, profesori i historisë ia dha shansin e fundit, duke ia miratuar kërkesën për vullnetar. Për ta kaluar sa më lehtë që të jetë e mundur, profesori fillimisht e pyet se, kush është babai i historisë? Që të jeni më i qartë i nderuar profesor, është mirë të më pyesni se, kush është babai i babait të historisë? Mirë pra, përgjigju! Babai i babait të historisë është Nikolla Gruevski. Po e marrim si në rregull, po kush është babai i historisë, pyet prapë profesori? Gruevski, kërkojë falje po emri nuk më kujtohet.

Profesori i historisë për dallim prej profesorëve tjerë, ishte kureshtarë ta dijë se prej nga i kishte marrë këto informata të çuditshme, për të arritur deri te këto përgjigje tejet të habitshme. Nxënësi ashtu guximtarë dhe i hapur ndaj secilës pyetje, fare thjeshtë i tregon profesorit se, për çdo lëndë mësimore, asnjëherë nuk përgatitet prej librave përkatëse, porse të gjitha përgjigjet për të gjitha lëndët mundohet t’i gjejë, duke i dëgjuar dhe i besuar lajmeve dhe politikanëve të këtij shteti, mbase kryesisht kryeministrit, të cilin nuk e njehë se në të vërtet ç’farë fakulteti kishte të kryer, por një ishte i sigurt se, ai është një historian ekstremistë me këshilltarë të tillë, të paktën kështu pandeh veprimtaria praktike e tij.

Kështu pra, kësi lloj informatash dhe faktesh mund të plasojmë nëse u besojmë tezave të politikanëve, kryesisht politikanëve maqedonas, sepse këta tanët janë vetëm transmetues të gënjeshtrave të tyre, por të gënjeshtrave – të merremi vesh! Ata shkruajnë, deklarohen dhe veprojnë, sikurse të gjitha punët në këtë shtet po shkojnë mbarë, përpos problemit të emrit me Greqinë. Mbase si rrjedhojë e kësaj si shenjë krenaria dhe bindjeje përpara popullit të vet, një deputetë maqedonas i partisë në pushtet, fare pa dorëza shkruan se, Maqedonia udhëheqë pikërisht politik maqedonase autoktonë për të gjithë qytetarët e saj.

Vetë heshtja e faktorit politik shqiptar përballë kësaj teze publik dëshmon se, shqiptarët me ç’farë politikash autoktone udhëhiqen. Kësaj nomenklature gënjeshtrash, dukshëm po i ndihmon edhe faktori vëzhgues dhe këshillues ndërkombëtarë, duke pohuar se Maqedonia me të zgjidhur çështjen e emrit i ka zgjidhur të gjitha problemet, pra e kristaltë dhe e gatshme për t’u integruar në strukturat euro-atlantike.

Harrohen problemet e shqiptarëve, në fakt maqedonasit nuk paskan problem me shqiptarët, por me grekët, ndërsa shqiptarët paskan problem me maqedonasit, kësisoj gjithsecili qenkemi në lëkurën e gjithsecilit, ku të gjithë qenkemi të mbërthyer me esencën e njëjtë të problemeve. Nëse problemi qenka vetëm te Greqia, atëherë pse popullit shqiptar fare nuk po i intereson ky problem, madje shpeshherë dinë të jenë edhe në krahë të Greqisë në ndonjë ndeshje sportive, jo që Greqinë e duan, por një gjë të tillë e bëjnë vetëm për inat të Maqedonisë (kjo është një bindje e përgjithshme e shqiptarëve që jetojnë në këtë shtet). Por, fatkeqësisht politika e Maqedonisë këtij fenomeni nuk i jep ndonjë rëndësi të veçantë, ajo si tregues se Maqedonia ka problem vetëm me Greqinë, i merr politikanët shqiptar, politikan të gjorë të cilët shumë shpejtë harruan se po ky shtet, nuk mori pjesë në varrimin e Marrëveshjes së Ohrit, sado pak duke reflektuar dhe artikuluar mëshirë te popullata shqiptare, pra hapur duke na thënë se, nuk është mirë të merr pjesë në varrim vrasësi, sepse prezenca jonë mund të shkaktojë ndonjë tollovi te popullata juaj, pra ne jemi ”kundër” tollovisë, sepse kemi probleme tjera shumë serioze me Greqinë.

Për këta dhe faktorin ndërkombëtar, nuk është problem privimi i flamurit kombëtar dhe i gjuhës shqipe në vende dhe institucione publike, nuk është problem vrasja e shqiptarëve të pafajshëm, duke e thyer mitin e fjalisë “hetimet vazhdojnë”, sepse mjafton që qarqet kompetente maqedonase menjëherë pas vrasjeve ta pohojnë si të suksesshëm aksionin, dhe rastin në fjalë ta mbyllin prore, raste të dënuara moralisht vetëm prej shoqërisë civile shqiptare. Mbase nuk është problem, edhe mbushja e administratës publike me maqedonas, fillimisht si punonjës të përkohshëm, e pastaj përmes konkurseve të brendshme si punonjës të përhershëm, ndërkaq politikanët tanë përlahen ndërmjet veti, duke u bazuar në shifra të gatuara dhe të pjekura prej punonjësve maqedonas, se kush më shumë paska punësuar nëpunës shqiptarë në administratë.

Në këtë rast po e pyetëm nxënësin “vullnetar me notë” se çka kupton me problemin si fenomen të përgjithshëm, ai do të përgjigjet – problemi i emrit ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, krejt kjo si rrjedhojë e shikimit të lajmeve të tepërta, dhe besim të pa rezervë ndaj politikanëve tanë.

Në trend

Më shumë
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Kalo në kategori