LAJMI I FUNDIT:

Kini kujdes: Gjithmonë veproni kështu pas seksit

Kini kujdes: Gjithmonë veproni kështu pas seksit

E dini çfarë duhet të bëni para dhe pas seksit, e pra kështu do të duhej të bënit.

Shkoni në tualet

Me siguri keni dëgjuar që shkuarja në tualet, përkatësisht urinimi menjëherë pas seksit ul rrezikun nga infeksionet, sepse në atë mënyrë “shpëlahet” escherichia coli, bakter i cili gjatë seksit mund të arrijë deri në kanalet e urinës.

Mirëpo, nuk duhet assesi ta detyroni veten që urinoni shpejt – më mirë është pas marrëdhënies, thotë gjinekologu dr. Loren Stajyer.


Pra, prisni deri në momentin kur ju paraqitet nevoja të urinoni – nuk ka rëndësi a ju ndodh kjo 20 minuta apo një orë pas seksit, në këtë mënyrë nuk do të shtoni rrezikun nga infeksionet, transmeton Telegrafi.

Në kokë “analizojeni” marrëdhënien

Pas seksit, mendoni për atë që pikërisht ka ndodhur, në kokë “analizojeni” tërë marrëdhënien. Nëse seksi ka qenë i mirë, mendoni për atë se çfarë ka qenë posaçërisht mirë, pastaj thoni partnerit tuaj në cilat prekje, poza më së shumti jeni kënaqur, derisa çdo gjë e keni akoma “të freskët”.

Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Mjekët tregojnë pse ndodh dhe si ta parandaloni
Lexo po ashtu Urinimi i dhimbshëm pas seksit: Mjekët tregojnë pse ndodh dhe si ta parandaloni

“Atëherë është më mirë që të bisedoni për atë, sepse më vonë mbase do të bëhet e pakëndshme”, thotë prof. dr. Kristen Carpenter.

Po qe se nuk ka qenë seksi më i mirë që e keni bërë në jetë, më së miri është që ajo që nuk ju ka pëlqyer t’ia thoni partnerit, mirëpo jo menjëherë pas seksit.

Kini parasysh situatat e pakëndshme. /Telegrafi/