Puna më e madhe në ndërtimin e urës më të gjatë në botë ka përfunduar sipas planit, pasi është instaluar dhe testuar sistemi i ndriçimit, kanë bërë të ditur autoritetet kineze.

Atyre u janë nevojitur gjashtë vite për ndërtimin e urës 55 kilometra të gjatë, që lidh Hon Kongun dhe Zhuai dhe Makao, transmeton Telegrafi.


Puna më e madhe konsiderohej ajo në urën 22.9 kilometra, tuneli me gjatësi 6.7 kilometra si dhe rrethrrotullimi në formë të një ishulli, për faktin se është i ndërtuar mbi ujë.

"Gjatë muajve të ardhshëm, inxhinierët do të kontrollojnë koordinimin e sistemeve të ndryshme dhe pajisjeve tjera, dhe do të vazhdojnë me inspektimin e urës", ka deklaruar Zhang Ginven, drejtor i projektit.

Ndërtimi i kësaj ure do të shkurtojë rrugën mes Hong Kongut dhe Zhuaja për më shumë se tri orë. /Telegrafi/