LAJMI I FUNDIT:

Kinezët e Interit përjashtojnë drejtorët nga negociatat për trajnerin e ri

Kinezët e Interit përjashtojnë drejtorët nga negociatat për trajnerin e ri
Suning Group Chairman Zhang Jindong attends a presser conference in Nanjing in eastern China's Jiangsu province Monday, June 6, 2016. Chinese retail giant Suning has bought a majority stake in Inter Milan, marking the latest entry into the European football market by cash-rich Chinese firms. (Color China Photo via AP) CHINA OUT

Duket se kriza te Interi ka zanafillën te kryesia e klubit Nerazzur.

Klubi shkarkoi Frank De Boerin këtë javë, vetëm katër ditë pasi Erick Thohir dhe drejtori ekzekutiv Michael Bolingbroke e përkrahën atë.

Indikacion tjetër se kjo dyshe nuk ishte e involvuar në vendimin për trajnerin e ri e tregon fakti se Bolingbroke është në pushime dhe nuk ka shkuar në takime.


Po ashtu mediat italiane raportojnë se drejtori sportiv, Piero Ausilio dhe drejtori gjeneral, Giovanni Gardini, e përkrahin zgjedhjen e Piolit trajner, por ata nuk janë thirrur fare në takimet e tyre me Marcelinon dhe Piolin.

Edhe zëvëndëspresidenti Javier Zanetti nuk ka marrë pjesë në këto takime.

Përfaqësues të pronarëve kinezë të grupit Suning, Stevan Zhang, Ren Jun dhe Yan yang, shkuan të premtën për të takuar së pari Piolin, e më pas patën një darkë të gjatë me Marcelinon.

Përçarja në kryesinë e Nerazzurëve është aq e madhe, as që burimet e Ausilios zbuluan se Pioli është favorit për postin e trajnerit.

Corriere della Sera raporton se Suning po konsultohet me agjentin Kia Joorabchian, i cili nuk ka kontratë me Interin, por është në klub si këshilltar jo zyrtar dhe po ashtu paguhet për të gjitha konsultat që i bën me pronarët e Interit.

Të tjera burime thonë se tash është garë mes Piolit dhe Marcelinos për stolin e nxehtë të Interit.

Guus Hiddink ka refuzuar që të takohet pasi ka dashur që të bisedojë në telefon pasi që CV e tij flet më shumë për të.

Interi pret Crotonen në San Siro të dielën në krizë të thellë për rezultate, teksa tifozët ultras janë duke planifikuar një protestë, dedikuar për të gjithë nga hierarkia e klubit deri tek lojtarët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit

La Liga
Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

Natë e tmerrshme për Real Madridin: Mposhten, lëndohet rëndë Rudiger dhe gjithçka tjetër negative

La Liga
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos

La Liga
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Kalo në kategori