Bllokimi nga koronavirusi ka shkaktuar dëme të mëdha financiare. Shtyrja e datës së hapjes së kinemave dhe teatrove në SHBA po vë në rrezik filmat dhe shfaqjet televizive që janë me buxhet të madh. Sipas asaj që raporton Reuters, me shumë gjasë filmat do të mbeten pezull dhe kjo do të sjellë humbje shumë të mëdha.
Kineastët janë shprehur se duan të rikthehen në punë dhe kërkojnë nga autoritetet kompensim pasi kinematë po pësojnë një krizë të thellë.
Prodhuesit e pavarur po kërkojnë gjithashtu investitorë të huaj për t’i ndihmuar që të ringrihen, si dhe të kompensohet stafi i punonjësve që kanë mbetur të papunë për shkak të pandemisë.
Mijëra xhirime në të gjithë botën u mbyllën në mars, kur Covid-19-shi u përhap në të gjithë botën dhe qeveritë vendosën masa shumë të rrepta.
Kinematë e mëdha si Amg Entertaiment, Cineworld dhe Cinemark kanë bërë të ditur që duan të hapin dyert për publikun në fillim të Korrikut. Por, zyrtarët e shëndetit publik në Los Anxhelos dhe Nju-Jork ende nuk kanë dhënë dritën e jeshile që këto evente të mbahen për vizitorët.
Studiot e Hollivudit kanë nevojë për shumë kinema për të nxjerr filmat me buxhete të mëdha, duke mos lejuar gjithashtu grumbullime.
Prodhimet kinematografike dhe ata televizive nisën punën në 11 qershor, por u ndërprenë për shkak se infektimet ditore në SHBA ishin shumë të larta.
Po ashtu, është shtyrë nxjerrja e filmave me buxhete të mëdha, përfshirë filmin “Mulan” të kompanisë Disney dhe filmin më të fundit të serisë së filmave të James Bondit, “No Time to Die”. /Klan Plus/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
“Një autograf për nipin tim - skllavin tuaj”!
FRIKË
Thënie të Schopenhauerit: Mjeku i sheh gjithë dobësitë e njerëzve, avokati të gjitha ligësitë, teologu të gjitha marrëzitë!
Dikur: Jeta e përditshme e shqiptarëve, në fotot e Margaret Hasluckut
Vetëvritet në Korçë aktori Llazi Serbo
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën