LAJMI I FUNDIT:

Kina shënon 82 vjetorin e masakrës ku mbi 300 mijë njerëz u vranë nga trupat japoneze

Kina shënon 82 vjetorin e masakrës ku mbi 300 mijë njerëz u vranë nga trupat japoneze

Llogaritet se mbi 300 mijë njerëz, janë vrarë prej trupave japoneze në qytetin Nanjing të Kinës, në sulmet e ashpra që filluan më 13 dhjetor të vitit 1937 dhe zgjatën për gjashtë javë.

Gjatë kësaj periudhe që konsiderohet ndër më të errëtat të historisë kineze, ushtarët japonezë zhvilluan edhe konkurse për vrasje, dhunime masive, ndërsa vranë me bajoneta fëmijët dhe vodhën shtëpitë, transmeton Telegrafi.

Më se 8,000 njerëz janë mbledhur në ish kryeqytetin kinez, për të shënuar 82 vjetorin e kësaj masakre, që ishte zhvilluar gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Pjesëmarrësit në ceremoni, studentë dhe përfaqësues nga të gjitha industritë, përfshirë edhe të mbijetuar të kësaj masakre, nderuan të rënët me një minutë heshtje, pasi dëgjuan himnin kombëtar.

Flamuri valoi në gjysmë shtizë, derisa turma në të zeza, bënte homazhet para memorialit të ngritur për ndër të rënëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

OKB-ja miraton rezolutën e hartuar nga Ukraina, SHBA-ja detyrohet të abstenojë nga mocioni i saj

Evropa
Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Kush është Alice Weidel, liderja homoseksuale e AfD-së në Gjermani që jeton në Zvicër?

Evropa
Turistja amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris, arrestohet nga policia franceze

Turistja amerikane hedh foshnjën e porsalindur nga dritarja e hotelit në Paris, arrestohet nga policia franceze

Evropa
SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

SHBA dhe Ukraina 'shumë afër' nënshkrimit të marrëveshjes për mineralet, thotë Boris Johnson

Botë
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Ndërron jetë Frank Wisner, diplomati amerikan që negocioi statusin e Kosovës si shtet sovran

Amerika
Kalo në kategori