Më shumë se 20 makina të prodhuara vendase morën pjesë në garë.

Jo të gjitha arritën në vijën e fundit - disa u përplasën me pengesa, të tjerat nuk arritën as të niseshin.


Fituesi ishte Tiangong Ultra, nga Qendra për Inovacion në Robotikën Humane në Pekin.

Ai përfundoi 21 kilometrat për 2 orë e 40 minuta, duke ndërruar baterinë tri herë gjatë rrugës.

Ndryshe, fituesi njerëzor e përfundoi gjysmëmartonën për vetëm 1 orë e 2 minuta.

Për momentin, avantazhi është ende në anën tonë. /Telegrafi/