LAJMI I FUNDIT:

Kina raportoi 1,367 raste asimptomatike të coronavirusit

Kina raportoi 1,367 raste asimptomatike të coronavirusit

Kina raportoi të mërkurën 1,367 raste asimptomatike të coronavirusit, duke shkuar numri në 81.554 infeksione të regjistruara.

Këta persona nuk kishin asnjë shenjë që tregonin se ishin të infektuar me Covid-19, pa ethe dhe kollë, karakteristika të COVID-19, transmeton Telegrafi.


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit ka pasur shtatë vdekje të reja në Kinë, duke sjellë bilancin zyrtar në 3,312.

Vendi, ku mendohet se filloi coronavirusi, duket se e ka ngadalësuar kryesisht epideminë. Prioriteti i tij sot është të parandalojë që sëmundja të kthehet në tokën e tij nga jashtë.

Kina mbylli përkohësisht kufijtë e saj për shumë të huaj dhe shkurtoi në mënyrë drastike fluturimet e saj ndërkombëtare.

Pas dy muajsh mbyllje, provinca Hubei (qendra), ku mendohet se u shfaq pandemia, filloi rihapjen e dyerve të saj javën e kaluar.

Kina është vendi i katërt më i prekur, pas Shteteve të Bashkuara, Italisë dhe Spanjës. Në nivel global, pandemia deri më tani ka lënë më shumë se 42,000 vdekje dhe numri i të prekurve tejkalon 860,000.

Presidenti kinez Xi Jinping insistoi të martën se përparësia tani është ndalimi i hyrjes së personave të infektuar dhe paralajmëroi se mbikëqyrja do të mbetet aktive për një periudhë “të gjatë”. Nga kjo javë vendi mbylli kufirin për të huajt. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Ministri izraelit propozon ekzekutimin e palestinezëve për të reduktuar mbipopullimin në burgje

Azia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika
Kalo në kategori