LAJMI I FUNDIT:

Kina po përgatit një agresion ushtarak në Tajvan

Kina po përgatit një agresion ushtarak në Tajvan

Kina gjithnjë e më shumë po zgjeron gjurmët e saj rajonale, ndërsa Pekini rrit përpjekjet për të zëvendësuar fuqinë ushtarake amerikane në Azi, një komandant i lartë i SHBA-së paralajmëroi Kongresin amerikan.

“Unë nuk mund të kuptoj disa nga aftësitë që ata po vënë në fushë nëse nuk është një sjellje agresive”, tha Adm. Philip Davidson, kreu i Komandës Indo-Paqësore të SHBA, në dëshminë e para Senatit.


“Unë i shoh ata duke zhvilluar sisteme, aftësi dhe një sjellje që do të tregonte se ata janë të interesuar në agresion”, tha Davidson, raporton cnn.

Davidson, i cili në seancë mbrojti kërkesat e buxhetit për miliarda dollarë rreth armatimit, tha se investimi në rritje ishte i nevojshëm për të parandaluar ambiciet ushtarake kineze në rajon.

Duke e përshkruar Kinën si “kërcënimin më të madh afatgjatë strategjik të sigurisë në shekullin XXI”, Davidson tha se Pekini ka kryer lëvizje gjithnjë e më kërcënuese, duke përmendur aktivitetin ushtarak kinez rreth Tajvanit, përgjatë kufirit të diskutueshëm me Indinë dhe madje edhe rreth ishujve të SHBA në Paqësor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Si po arrijnë dronët ukrainas të hedhin me saktësi granatat e dorës në tanket ruse?

Evropa
Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Vuçiq kërcënon dhe ofendon Malin e Zi: Të enjten do të shohim kë e kemi miq

Serbia
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Përplasen dy anije në lumin Danub në Hungari – humbin jetën dy persona dhe pesë tjerë zhduken

Evropa
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Hyn në fuqi ligji i ri i Ukrainës për mobilizim

Botë
Kalo në kategori