LAJMI I FUNDIT:

Kina kërkon të shmangë luftën tregtare me SHBA-në

Kina kërkon të shmangë luftën tregtare me SHBA-në

Në një bisedë telefonike, zëvëndëskryeministri kinez, Liu He, i deklaroi Sekretarit amerikan të Thesarit, Steven Mnuchin, se Kina do të mbrojë interesat e saj. Vendosja e tarifave në vlerën e 60 miliardë dollarëve mbi importet e produkteve kineze ka bërë që Pekini zyrtar të reagojë ashpër, duke e bërë të pashmangshme fillimin e një lufte tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës sot.

Që prej vendosjes së tarifave nga Donald Trump, ky është kontakt i nivelit më të lartë mes dy gjigandëve. Përshkallëzimi i tensioneve çoroditi edhe tregjet e kapitalit në çdo cep të botës, shkruan Scan.


Gjithsesi, Pekini zyrtar është ende i mendimit se dy vendet mund të gjejnë sërish gjuhën e arsyes në lidhje me këtë çështje dhe të punojnë së bashku për të mbajtur të qendrueshme marrëdhëniet tregtare.

Zyrtarë të administratës amerikane ndërkohë kanë arritur në përfundimin se Kina aplikon praktika tregtare jo të ndershme duke detyruar investitorët amerikanë që t`i dorëzojnë teknologjinë kyç firmave kineze. Por, sipas zëvëndëskryeministrit kinez, ky raport hulumtues shkel rregullat e tregtisë ndërkombëtare dhe nuk është në interesin e asnjërës palë. /Telegrafi/