LAJMI I FUNDIT:

Kina “godet” Bitcoin

Kina “godet” Bitcoin
SALT LAKE CITY, UT - APRIL 26: A pile of Bitcoins are shown here after Software engineer Mike Caldwell minted them in his shop on April 26, 2013 in Sandy, Utah. Bitcoin is an experimental digital currency used over the Internet that is gaining in popularity worldwide. (Photo by George Frey/Getty Images)

Monedha dixhitale, Bitcoin, pati rënien më të madhe që prej muajit korrik, ndërkohë që Banka Qendrore e Kinës deklaroi se ofertat fillestare të monedhave janë të jashtëligjshme dhe kërkoi që i gjithë aktiviteti i gjenerimit të fondeve të ndalojë menjëherë.

Kjo përbën sfidën më të madhe për tregun e shitjes së monedhave dixhitale. Banka e Kinës theksoi në faqen në Web gjatë kësaj jave se ka përfunduar hetimet mbi këto oferta dhe do të ndëshkojë në mënyrë strikte aktivitetet e tilla në të ardhmen.


Institucioni rregullator bëri të ditur se ata që kanë gjeneruar aktualisht para, duhet të ofrojnë rikthimin e fondeve, pavarësisht se nuk detajoi mënyrën se si paraja do të kthehet mbrapsht te investitorët.

Banka bëri gjithashtu të ditur se platformat e financimit dhe tregtimit të monedhave dixhitale do të ndalohen që të konvertojnë këto, në para që kanë kurs ligjor. Monedhat dixhitale nuk mund të përdoren si valutë nëpër tregje dhe bankat janë të ndaluari në ofrimin e shërbimeve për ofertat fillestare të monedhave.

Bitcoin ra me 11% në 4,270 dollarë, ndërsa Ethereum humbi 16%, tregojnë të dhënat e Coindesk. Këto oferta të monedhave të reja që dalin në treg, kanë patur një rritje gjigante në vitin e kaluar, duke gjeneruar 1.6 miliard dollarë.

Këto janë quajtur si një kërcënim të stabilitetit të tregjeve financiarë në Kinë, ndërkohë që autoritetet përpiqen të limitojnë kanalet e financimit që shmangin sistemin tradicional të bankave. /Telegrafi/