LAJMI I FUNDIT:

Kimmich konfirmon se është i pa vaksinuar pavarësisht se ka mbledhur miliona për fushatën e Covid-19, gjermani ka shpjeguar arsyen

Kimmich konfirmon se është i pa vaksinuar pavarësisht se ka mbledhur miliona për fushatën e Covid-19, gjermani ka shpjeguar arsyen

Joshua Kimmich ka konfirmuar se është i pa vaksinuar pavarësisht se ka mbledhur miliona për fushatën e tij për Covid-19 gjatë pandemisë.

Nisma e tij ‘WeKickCorona’ mblodhi 6 milionë funte për të mbështetur gjermanët që po luftojnë mes shpërthimit të coronavirusit.

Reprezentuesi gjerman iu bashkua bashkëlojtarit të Bayern Munichut, Leon Goretzka, me secilin lojtar që dhuroi nga 436 mijë funte për të nisur fushatën.


Por, pavarësisht përpjekjeve të tij kundër Covid-19, 26-vjeçari konfirmoi raportet e dala në media se ai është ende i pa vaksinuar.

Megjithëse ai e ka lënë derën hapur për t’u vaksinuar në të ardhmen, përcjell Telegrafi.

Sipas gazetës gjermane Bild, Kimmich është njëri nga pesë lojtarët e pa vaksinuar të Bayern Munichut.

“Sepse nuk jam i sigurt për mungesën e studimeve afatgjata”, ka thënë fillimisht Kimmich për Sky Sports Germany kur u pyet pse nuk është vaksinuar.

“Sigurisht që jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë time, ndjek të gjitha masat e higjienës dhe testohem çdo dy apo tre ditë. Të gjithë duhet ta marrin vendimin vetë”.

“Megjithatë, unë nuk jam as mohues dhe as anti-vaksinës së Covidit. Gjithashtu nuk e them kategorikisht që nuk do të vaksinohem fare”.

“Është shumë e mundur që në të ardhmen ta bëj vaksinën”, përfundoi gjermani.

Vendimi i Kimmich për të refuzuar vaksinimin është kritikuar nga ish-mesfushori i Liverpool, Dietmar Hamann.

“Çështja më e madhe që shoh: Shumë stadiume kërkojnë vaksinim për të hyrë. Kjo do të thotë se mund të ketë një situatë ku një personi të pa vaksinuar i ndalohet hyrja, por ka 20 në fushë”, ka thënë ish-mesfushori.

Ndryshe, Kimmich foli për situatën e tij të vaksinës pas fitores 4-0 të ekipit të tij ndaj Hoffenheim të shtunën mbrëma. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

La Liga
Evra sugjeron klubin e ardhshëm të Pogbës pasi kontrata e tij tek Juventusi do të ndërpritet

Evra sugjeron klubin e ardhshëm të Pogbës pasi kontrata e tij tek Juventusi do të ndërpritet

Ndërkombëtare
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Portieri i Leeds pranoi një autogol të paprecedentë në sekondën e fundit dhe e përfundoi ndeshjen në lot

Ligat tjera
Barcelona ra dakord për një marrëveshje me vlerë mbi një miliard euro

Barcelona ra dakord për një marrëveshje me vlerë mbi një miliard euro

La Liga
Kalo në kategori