LAJMI I FUNDIT:

Kim: Shqipëria shihet si lider botëror për harmoninë ndërfetare

Kim: Shqipëria shihet si lider botëror për harmoninë ndërfetare

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara, Yuri Kim e sheh Shqipërinë si një lider botëror kur bëhet fjalë për lirinë fetare dhe harmoninë ndërfetare.

Gjatë fjalës së saj në Forumin “Vëllazëri në Humanizëm” të Këshillit Ndërfetar në Shqipëri, Ambasadorja Kim ka shtuar se Shqipëria, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e ka thënë fjalën e saj për të drejtat e njeriut dhe sigurinë njerëzore në mbarë botën.


“Tradita e tolerancës, pranimit dhe bashkëpunimit vazhdon edhe sot e kësaj dite siç dëshmohet nga Këshilli Ndërfetar që përfaqëson pesë grupimet kryesore fetare të Shqipërisë, i cili është një model produktiv për t’u imituar”, tha Kim.

Tutje ka thënë se harmonia fetare nuk është dhe nuk duhet marrë si e mirëqenë.

“Vetëm shikoni vendet e tjera anembanë botës ku mosmarrëveshjet fetare tensionojnë shoqërinë civile apo më keq, liria për të adhuruar është e shtypur dhe kritikat fetare janë të imponuara nga qeveria”, nënvijëzoi Kim.

Ajo gjithashtu theksoi se për të arritur atë që ka Shqipëria, kërkohet një angazhim dhe respekt i palëkundur për të drejtat më elementare – e drejta për të menduar lirisht, për të ndjekur besimet dhe për t’i shprehur këto besime privatisht dhe publikisht. /Telegrafi/