LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian vesh të njëjtat bikini me motrën e saj

Kim Kardashian vesh të njëjtat bikini me motrën e saj

Kim Kardashian tregoi barkun e saj të tonifikuar dhe linjat perfekte në një postim në Instagram, duke pozuar me bikini të vogla ngjyrë vjollcë.

Ylli 41 vjeçar, pozoi me dy shenja paqeje ndërsa mbante veshur bikini ngjyrë vjollcë.  “Mirëmëngjes Palm Springs”, mbishkroi ajo postimin.


“Wow… Në rregull Kim”, tha stilisti i flokëve Chris Appleton ndërsa trainerja e saj personale Melissa Alcantara ishte e impresionuar, duke shkruar, “Sheesh !!!!”.


Kardashian mund të ketë marrë inspirim për pamjen e saj të fundit nga motra e vogël, Kendall Jenner, e cila veshi të njëjtën kostum në prill, por me një ngjyrë tjetër.

Ndërsa Kardashian pozoi pa këpucë ose grim, Jenner e shoqëroi pamjen e saj në pishinë me çizme kaubojsh ngjyrë kafe, një trend i kohëve të fundit. /Telegrafi/