Kim Kardashian ka vendosur në shitje shtëpinë e saj në Hidden Hills, Kaliforni, për 5.3 milionë dollarë apo mbi pesë milionë euro.

Rezidenca e yllit televiziv ka katër dhoma gjumi dhe katër banja, teksa përfshin 3,874 metra katrorë mbi 1.5 hektarë.


Shtëpia me dy pjesë është ndërtuar në vitin 1957 dhe përfshin një garazh në të cilin mund të futen katër automjete.

62335649 11204757 image a 2 1663019996718 Foto: Berkshire Hathaway

Shtëpia në fjalë ndodhet pranë shtëpisë kryesore të Kimit, një rezidencë prej 60 milionë dollarësh (afro 60 milionë eurosh) që ajo ndante më parë me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West.

Një dhoma familjare në këtë vilë ka tavane me trarë dhe dysheme druri me dritare të mëdha dhe një oxhak.

Dhoma e gjumit në shtëpi ka gjithashtu një oxhak të mbështjellë me gurë.

62335651 11204757 image a 3 1663020010393 Foto: Berkshire Hathaway

Zona e jashtme e shtëpisë përmban një pishinë me një zonë 'spa' dhe oborr të veçantë.

Shtëpia përfshin gjithashtu një dhomë bonus me një hapësirë zyre.

62335657 11204757 image a 9 1663020063160 Foto: Berkshire Hathaway

Kardashian e bleu pronën në tetor të vitit 2019 për 1.6 milionë dollarë apo 1.5 milionë euro. /Telegrafi/

62335647 11204757 image a 7 1663020045845 Foto: Berkshire Hathaway

62335655 11204757 image a 4 1663020018562 Foto: Berkshire Hathaway

62335643 11204757 image a 8 1663020052333 Foto: Berkshire Hathaway

62335665 11204757 image a 11 1663020080366 Foto: Berkshire Hathaway