Konsiderohet si një ‘mbretëreshë’ e mediave sociale dhe këtë e dëshmon në secilën paraqitje.

Kim Kardashian u shfaq provokuese sërish gjatë një noti natën në fotot e shpërndara në Instagram pasditen e së shtunës (19 shkurt).


41-vjeçarja dukej e qetë ndërsa relaksohej, pasi burimet pohuan se nëna e katër fëmijëve është 'vërtet e lumtur' në romancën e saj  me komedianin Pete Davidson.

kimkardashian 274174318 254107920228569 4711525661813347450 n Foto: Kim Kardashian/Instagram

Ylli i “The Keeping Up With the Kardashian” ruajti statusin e saj si një ikonë mode duke u hedhur në pishinë e veshur me një palë palë bikini të kombinuara me doreza lëkure të zeza, të cilat i zbulonin pëllëmbët dhe mbulonin vetëm gishtat.

Kim shihet me një palë syze të zeza dhe flokët e saj të gjata brune i la natyrale ndërsa pozonte nën hënën e plotë, shkruan DailyMail.

kimkardashian 274194098 697400028102849 4678859319329736803 n Foto: Kim Kardashian/Instagram

Themeluesja e “Skims” e cila aktualisht po shijon romancën me komedianin, Pete Davidson, dukej tejet atraktive teksa vuri në pah format e saj trupore.

Kim filloi të takohej me Pete menjëherë pasi ajo drejtoi “Saturday Night Live” në tetor, që ishte gati nëntë muaj pas dokumenteve të divorcit që ajo depozitoi në Los Angeles në shkurt për t'i dhënë fund martesës së saj gjashtëvjeçare me Kanye West.

kimkardashian 274182406 484480983323248 6067794011082487148 n Foto: Kim Kardashian/Instagram

Kanye që atëherë ka bërë një luftë publike fjalësh kundër Pete, miqve dhe ndjekësve të tij në një seri postimesh abuzive në mediat sociale.

Ai gjithashtu ka ndarë disa postime me 14.1 milionë ndjekësit e tij, të cilat duket të jenë pamje të mesazheve të tij me Kim.

Postimet e tij të fundit, duke përfshirë një në të cilin Kanye kritikoi Pete, duket se kanë qenë pika e fundit për Kim, e cila tani e ka hequr ish-in e saj në Instagram. /Telegrafi/