LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian thotë se do të donte të darkonte me Greta Thunberg, për të biseduar rreth çështjes së ndryshimeve klimatike

Kim Kardashian thotë se do të donte të darkonte me Greta Thunberg, për të biseduar rreth çështjes së ndryshimeve klimatike

Kim Kardashian zbuloi se një nga mysafirët e saj me të cilën do ta kishte ëndërr një darkë, është aktivistja adoleshente Greta Thunberg.

38-vjeçarja tha në një intervistë për Reuters, të martën, se ajo do të pëlqentetë darkonte një natë 16-vjeçare suedeze, duke e lavdëruar atë si një “vajzë e re e guximshme dhe e mahnitshme”.

“Ajo është një vajzë e re kaq e mahnitshme, dhe aq e guximshme dhe trime për t’u ngritur në këmbë këtyre të rriturve që mund të jenë shumë të frikshëm dhe që ajo të jetë kaq e hapur dhe e sinqertë është pikërisht ajo që na duhet”, i tha Kardashian, Reuters, në Kongresin Botëror mbi teknologjinë e informacionit në Armeni.


Kardashian, e cila cili ka afro 150 milionë ndjekës në Instagram – shtoi se ajo ishte e gatshme t’i jepte ekspertizën e saj prindërve të Thunberg se si të shfrytëzonin platformat e mediave sociale të studentes së shkollës së mesme.

Kim bën homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Armeni, teksa thotë se po bisedon me Shtëpinë e Bardhë që bota ta njohë gjenocidin armen
Lexo po ashtu Kim bën homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Armeni, teksa thotë se po bisedon me Shtëpinë e Bardhë që bota ta njohë gjenocidin armen

“Duke folur në një platformë të madhe fton shumë opinione dhe personalitete të ndryshme dhe kjo është se si ata (prindërit) e menaxhojnë atë”, tha Kardashian.

Kim Kardashian (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Ftesa për darkë ev Kim Kardashianit vjen pasi Greta Thunberg mbajti një fjalim të mërzitur në samitin e OKB-së për ndryshimet klimatike në të cilin ajo dënoi liderët globalë.

"Ju nuk mund ta ndaloni këtë vajzë", Bebe Rexha i jep mbështetje Greta Thunbergut: Kjo këngë është dedikuar për ty
Lexo po ashtu "Ju nuk mund ta ndaloni këtë vajzë", Bebe Rexha i jep mbështetje Greta Thunbergut: Kjo këngë është dedikuar për ty

“Për më shumë se 30 vjet, shkenca ka qenë e qartë. Sa jeni të guximshëm që të shikoni larg dhe të vini këtu duke thënë që po bëni mjaftueshëm kur politika dhe zgjidhjet e nevojshme janë akoma askund”, tha Thunberg. /Telegrafi/

Greta Thunberg (Foto: Stephanie Keith/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti i drejtohet Gertës: Të nxori një 24-vjeçar jashtë, kam mbaruar punë me ty

Gjesti i drejtohet Gertës: Të nxori një 24-vjeçar jashtë, kam mbaruar punë me ty

Magazina
G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

G Bani nuk merr mësim - përfshihet në një përplasje të ashpër me banorin e ri - i afrohet edhe te fytyra

Magazina
Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Noizy i dërgon dron Gjestit në Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Hatërmbetje e ftohje raporti mes tyre - Jozi sqarohet me Loredanën

Hatërmbetje e ftohje raporti mes tyre - Jozi sqarohet me Loredanën

Magazina
Gjesti - Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

Gjesti - Eglit: Të betohem që nuk të dua dhe nuk xhelozoj për ty

Magazina
Kalo në kategori