Kim Kardashian tregon mesin e saj të sheshtë me bikini blu dhe pantallona të shkurtra elastike, gjatë seancës së vozitjes me lopatë në ishujt Turks dhe Caicos.

Sipërmarrësja mahnitëse dhe ylli televiziv, shfaqi mesin e saj të sheshtë në një bikini blu dhe dollakë elastike të së njëjtës ngjyrë nga linja e saj e garderobës, "SKIMS Swim".


Pjesa e sipërme e bikinit nxirrte në pah dekoltenë e saj të bollshme, ndërsa pantallonat e shkurtra me bel të lartë shfaqnin pjesën e poshtme e saj, shkruan DailyMail.

kk1

Bukuroshja brune, 42 vjeçe, kapi flokët e saj të errëta në një topuz të ngushtë, duke i shtuar dukjes edhe një palë syze dielli të stilit futurist.

Kim shijoi një seancë të vozitjes me lopatë gjatë udhëtimit tropikal.

kk2

Ajo u pa duke hipur në dërrasën e saj të vozitjes dhe më pas duke shijuar një notim në ujë.

Miliarderja do të ketë ditëlindjen e saj të 43-të muajin e ardhshëm, më 21 tetor.

kk3

Vetëm javën e kaluar, Kim shijoi një shëtitje familjare në koncertin e Beyonces në Los Angeles në 'SoFi Stadium'.

Kim mori pjesë në koncert me vajzën e saj nëntëvjeçare North West, motrën Khloe Kardashian dhe mbesën Penelope Disick.

kk4

Kim ka katër fëmijë me ish-burrin Kanye West: North, Saint, shtatë vjeç, Chicago, pesë vjeçe dhe Psalm, katër vjeç.

Ajo paraqiti kërkesën për divorc në shkurt të vitit 2021, pak para përvjetorit të shtatë të martesës së çiftit.

kk5

Në nëntor të vitit 2022, divorci i Kimit dhe Kanyet u finalizua, me Kanyen që ra dakord të paguante 200,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët dhe kujdestari të barabartë.

Kanye 'u martua' me arkitekten Yeezy, Bianca Censori, 28-vjeçare, në janar të vitit 2023.

kk6

Ata nuk kanë paraqitur një certifikatë martese, kështu që bashkimi nuk konsiderohet i ligjshëm.

Motrat Kylie Jenner dhe Kendall Jenner mbërritën veçmas në koncertin e Beyonces me miqtë e tyre, ku Kylie bëri debutimin e saj publik me të dashurin Timothee Chalamet në koncert.

kk7

Për koncertin, Kim veshi një bluzë të argjendtë nga Swarovski, duke e kombinuar xhinse të grisura, e me flokë kaçurrela, për të plotësuar pamjen e saj magjepsëse të koncertit. /Telegrafi/

kk8

kk9

kk10

kk11

kk12

kk13

kk14

kk15

kk16