Tashmë dihet që ajo rrëmben vëmendje vetëm me paarqitjet provokuese të saj në rrjetet sociale.

Super ylli Kim Kardashian u bë edhe njëherë e përfolur në media, kësaj here për imazhet e fundit që hodhi në Instagram.


Kim shfaqet mjaft atraktive në shtrat, ndërsa është tërësisht e zhveshur, dhe mbulohet vetëm në pjesët intime.

Në një tjetër fotografi, ajo pozon para pasqyrës, teksa pranë saj gjendet një mashkull nudo.

Këto imazhe janë realizuar për të promovuar produktet e saj më të reja kozmetike.

Ndonëse nënë e tre fëmijëve, Kim Kardashian po vazhdon të rrëmbejë gjithnjë vëmendje me imazhet e saj provokuese.

Shumë i përfolur këto javë në media ka qenë edhe bashkëshorti i saj, reperi Kanye West, i cili realizoi sërish një takim me presidentin e ShBA-ve, Donadl Trump. /Telegrafi/

kim2 4