Kim Kardashian kaloi një natë të zjarrtë teksa mori pjesë në festën luksoze të miliarderit, Michael Rubin, në Hampton - përpara festës së organizuar për 4 korrikun.

Themeluesja e “Skims”, 42-vjeçe, rrëfeu në Twitter se kishte pirë 11 shotsa gjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa një burim i tha DailyMail se ajo u pa duke flirtuar me yllin e NFL-së, Tom Brady, 45-vjeç.


“Kim dhe Tom ishin super flirtues me njëri-tjetrin në festën e Rubinit dhe u panë gjatë ditës në plazh së bashku e përsëri duke kërcyer natën”, tha burimi i brendshëm.

72897307 12268897 image a 25 1688600814237 Foto: Twitter

Ata shtuan se Tom - i cili më parë ishte i martuar me supermodelen braziliane Gisele Bundchen - është 'pikërisht tipi i saj'.

Kim dhe Tom u përfolën për një lidhje në fillim të këtij viti pasi ylli i famshëm po kërkonte të blinte një shtëpi pranë Tomit në Bahamas.

Por skuadra e kampionit të Super Boël e mohoi romancën dhe këmbënguli se ata janë 'thjesht miq'.

72898509 12268897 New flame A source told DailyMail com that she was caught mingli m 14 1688617420498 Foto: Getty Images

“Tom dhe Kim kanë qenë në kontakt sepse Kim po kërkon të blejë pronë ku Tom ka një shtëpi pushimi”, thanë përfaqësuesit e tij në një deklaratë për ET në maj.

“Kim dhe Tom kanë miq dhe partnerë të përbashkët biznesi, por ata nuk po takohen”.

72903817 12268897  Kim and Tom were super flirty with each other at Rubin s party  a 15 1688617430647 Foto: Splash News

Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” finalizoi divorcin nga ish-bashkëshorti i tretë Kanye West, 45 vjeç, në nëntor, gati dy vjet pasi ajo bëri kërkesë për ndarje.

Ish-çifti – të cilët ishin të martuar për gati shtatë vjet – kanë katër fëmijë: North, Saint, Chicago dhe Psalm.

72898503 12268897 image a 43 1688602425299 Foto: Getty Images

Kim më pas ka qenë në një romancë të hapur me yllin e SNL-së, Pete Davidson. /Telegrafi/

Screenshot 6 13 Foto: TikTok