LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian paralajmëron padi për Robloxin, lojën ku djali i saj gjashtëvjeçar pa një reklamë nga videoja e saj seksuale

Kim Kardashian paralajmëron padi për Robloxin, lojën ku djali i saj gjashtëvjeçar pa një reklamë nga videoja e saj seksuale
Foto: Twitter

Kim Kardashian ka paralajmëruar një padi për Robloxin, pasi djali i saj gjashtëvjeçar, Saint, brenda kësaj loje kishte parë një reklamë që sugjeronte se ishte për ‘video-kasetën e re seksuale të Kim”.

Në një episod të fundit të “The Kardashians” të titulluar (“Burn Them All to the Fucking Ground”),themeluesja e “SKIMS” u tregua e mërzitur dhe e hutuar kur djali i saj, Saint West, e lajmëroi atë për çfarë kishte parë në lojë.

Kur Saint shpjegoi se reklama ishte një në një lojë Roblox, ajo u përgjigj: “Kjo është në lojë? Atëherë ne do t’i padisim ata nëse është një lojë me emrin dhe fotografinë time”.


Kim më pas deklaroi se reklama në fjalë pretendonte se kishte pamje shtesë të papublikuara të kasetës së saj seksuale të vitit 2007.

Në të njëjtin episod, Kardashian tregoi në më shumë detaje rreth asaj që pa në pajisjen e djalit të saj.

Një video-kasetë e dytë seksuale? Kim Kardashian e frikësuar: Vetëm nëse e ka xhiruar fshehurazi kur isha në gjumë
Lexo po ashtu Një video-kasetë e dytë seksuale? Kim Kardashian e frikësuar: Vetëm nëse e ka xhiruar fshehurazi kur isha në gjumë

“Ishte një klikim duke nënkuptuar se nëse klikoni mbi të, do të dilte një video-kasetë e re seksuale”, tha ajo.

Kim dhe Saint (Foto: Twitter)

“Sikur djali im të ishte pak më i madh dhe të ishte në gjendje të lexonte, do të isha e mërzitur”, vazhdoi më tej ylli i “Keeping Up With the Kardashians”.

Pas transmetimit të emisionit më 14 prill, Roblox bëri një deklaratë në lidhje me ngjarjen.

“Videoja e referuar nuk ishte kurrë e disponueshme në platformën tonë – ne kemi moderim dhe politika të rrepta për të mbrojtur komunitetin tonë, duke përfshirë zero tolerancë për përmbajtje seksuale të çdo lloji që shkel rregullat tona të komunitetit”, thuhet në deklaratë.

Kim Kardashian (Foto: Twitter)

“Referenca e tekstit për shiritin që u fut rreth filtrave tanë u hoq shpejt dhe për fat të mirë u duk vetëm për një numër jashtëzakonisht të vogël njerëzish në platformë”, përfundon deklarata. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Ish-banori i BBVA, Zebërvoki me kritika të ashpra ndaj Eglit: Femër pa pikë karakteri, tani po e kuptoj pse Olsi e mori veten pas ndarjes

Magazina
Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Duda Balje: Nuk do ta pranoja kurrë fëmijën tim nëse do të ishte pjesë e komunitetit LGBT+, as femrat që bëjnë IVF pa partner s'i kuptoj

Magazina
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Magazina
Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Magazina
Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Bebe Rexha shkëlqen me dukjen e saj provokuese në Dubai

Magazina
Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

Magazina
Kalo në kategori