Kim Kardashian tregoi sërish trupin e saj të jashtëzakonshëm të rrobave të banjës, teksa pozoi për xhirimet e saj të fundit në “Skims”.

Ylli i realitetit, 42 vjeç, shfaqi dekoltenë e saj joshëse, belin e tonifikuar dhe këmbët teksa pozoi me bikini në imazhet futuriste nga xhirimet.


Bukuroshja shfaqi vetëbesim teksa realizoi fotot në plazh ndërsa kishte një paruke bionde dhe syze të tejdukshme dielli.

67927397 0 image a 1 1677000577603

Nëna e katër fëmijëve dukej në në formë se kurrë më parë teksa qëndronte sipër në motoçiklete.

Kim ndau gjithashtu foto nga prapaskenat e xhirimit të saj në “Dolce & Gabbana”, ku ajo mahniti me një kordon dantelle.

Kardashian ngacmoi fansat e saj duke shpërndarë një foto nga prapaskenat në Instagram, e cila u shkrep gjatë xhirimeve të sezonit të tretë të serialit hit në “Hulu”.

67927399 11777109 Incredible The reality star 42 showcased her ample cleavage taut a 99 1677003992188

Personazhi televiziv ka xhiruar sezonin e tretë të The Kardashians së bashku me anëtarët e tjerë të familjes së saj, si motrat Khloe dhe Kylie dhe nënën Kris Jenner.

Ndërsa data e premierës ende nuk është shpallur, Kourtney ka lënë të kuptohet më parë se xhirimet ishin duke u zhvilluar në tetor 2022 kur ajo ndau fotot e saj nga seti.

Nëna e katër fëmijëve, e cila ka ndërmarrë hapa të rinj në ndjekjen e karrierës së saj si avokate, nuk zbuloi detaje të tjera për 346 milionë ndjekësit e saj.

67927401 11777109 Siren The beauty exuded confidence as she posed on the beach in  a 98 1677003992176

Ylli i realitetit ngarkoi një foto të një monitori që shfaqte veten të ulur në një divan të rehatshëm në një dhomë me ndriçim të fortë në përgatitje për një skenë rrëfimi në një nga episodet.

Në fund të fotos në Instagram, ylli thjesht shkroi, 'Sezoni 3' për të krijuar pritjen për publikimin.

Sezoni i parë dhe i dytë i The Kardashians u transmetuan në Hulu dhe Disney+ vitin e kaluar në vitin 2022.

67927407 11777109 image a 13 1677001616795

Detajet në lidhje me sezonin e tretë kanë mbetur të fshehta, por sipas Variety, Hulu kishte porositur një total prej 40 episodesh, ndërsa sezoni i parë dhe i dytë të transmetuar nga 10 secili.

Me sezonin e tretë ende në zhvillim e sipër, Kim, e cila më parë ishte e martuar me Kanye Ëest, është fokusuar gjithashtu te puna dhe gjithashtu duke ndjekur pasionin e saj për ligjin. /Telegrafi/