LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian dhe boksieri Floyd Mayweather po paditen për mashtrim me kriptovaluta

Kim Kardashian dhe boksieri Floyd Mayweather po paditen për mashtrim me kriptovaluta

Super ylli Kim Kardashian dhe legjenda e boksit Floyd Mayweather Jr. po përballen me një padi që pretendon se të famshmit mashtruan investitorët në promovimin e tyre të një tokeni të një kriptomonedhe.

Padia, e paraqitur më 7 janar në Gjykatën Federale të Los Angelesit, pretendon se të famshmit reklamuan tokenët e shitur nga EthereumMax, ose EMAX, në mënyrë që të rrisin çmimin e tij dhe të fitonin “në kurriz të ndjekësve dhe investitorëve të tyre”, shkruan Reuters.

“Drejtuesit e kompanisë, duke bashkëpunuar me disa promovues të famshëm… bënë deklarata të rreme ose mashtruese për EthereumMax përmes reklamave në rrjetet sociale dhe aktiviteteve të tjera promovuese”, thuhej në padi.


Kim Kardashian (Foto: Mario Anzuoni/Reuters)

Sipas padisë, Kardashian promovoi EthereumMax në një postim të qershorit 2021 në Instagram, kur ajo kishte 250 milionë ndjekës në këtë rrjet social.

“A jeni të interesuar në kripto?” ajo shkroi në postim, e ndjekur nga mohimi “kjo nuk është këshillë financiare”, por se donte të ndante “atë që sapo më thanë miqtë e mi” në lidhje me argumentet për EthereumMax. Ajo përfshiu hashtagun #AD për të treguar se postimi ishte një reklamë me pagesë, thuhej në padi.

Mayweather promovoi EthereumMax në mbathjet e tij të boksit gjatë një ndeshje të shikuar gjerësisht me yllin e YouTube, Logan Paul, në qershor, ndër të tjerash.

Përfaqësuesit për media të Kim Kardashian dhe Mayweather nuk iu përgjigjën kërkesave të mediave për t’u prononcuar në lidhje me rastin.

Floyd Mayweather (Foto: Getty Images)

EthereumMax, kompania, u përmend gjithashtu në padi.

“Rrëfimi mashtrues i lidhur me akuzat e fundit është i mbushur me dezinformata rreth projektit EthereumMax”, tha EthereumMax në një deklaratë. “Ne i kundërshtojmë akuzat dhe presim që e vërteta të dalë në shesh”.

Padia, e ngritur nga një banor i New Yorkut, i cili bleu tokenët EMAX dhe humbi para, propozohet si një padi e përgjithshme për këdo që bleu tokenët EMAX nga mesi i majit deri në fund të qershorit 2021.

Çështja kërkon kthimin dhe heqjen e fitimeve nga të pandehurit.

Çfarë është një token?

Teknikisht, “token” është vetëm një fjalë tjetër për “kriptomonedhat” ose “kriptoasetet”. Por gjithnjë e më shumë ajo ka marrë disa kuptime më specifike në varësi të kontekstit. E para është një përkufizim për të gjitha kriptovalutat përveç Bitcoin dhe Ethereum (edhe pse teknikisht janë gjithashtu tokena). E dyta është përkufizimi për disa asete dixhitale që funksionojnë në krye të një zinxhiri tjetër të kriptomonedhave, siç bëjnë shumë tokena të financave të decentralizuara (ose DeFi). Tokenët kanë një gamë të madhe funksionesh potenciale, nga ndihma për të bërë të mundur shkëmbimet e decentralizuara deri te shitja e artikujve të rrallë në videolojëra. Por të gjitha ato mund të tregtohen ose mbahen si çdo kriptomonedhë tjetër. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Magazina
Delilah dhe Amelia Hamlin sfidojnë motin e ftohtë me veshje provokuese, gjatë Javës së Modës në New York

Delilah dhe Amelia Hamlin sfidojnë motin e ftohtë me veshje provokuese, gjatë Javës së Modës në New York

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Burri i Serena Williams reagon pas performancës së saj në Super Bowl me këngën “diss” për Drake

Burri i Serena Williams reagon pas performancës së saj në Super Bowl me këngën “diss” për Drake

Magazina
Kalo në kategori