Zyrtarët kinezë sot kanë njoftuar se presidenti kinez Xi Jinping është takuar me liderin e Koresë së Veriut, në Dalian në pjesën veriore të Kinës.

Kim Jong-un gjatë vizitës zyrtare ka deklaruar se Koreja e Veriut nuk do të ketë nevojë për armët bërthamore, nëse palët tjera janë heqin dorë nga politikat armiqësore, transmeton Telegrafi.


2 45

"Pas takimit të parë me Kimin, raportet midis Kinës dhe Koresë së Veriut dhe situatës së krijuar në Gadishullin korean, ka pasur progres pozitiv. Jam i lumtur për këtë", ka deklaruar presidenti kinez.

3 24

Mediat në Japoni dhe Korenë e Jugut kanë spekuluar sot se kush mund të jetë në aeroplanin i cili u nis nga Koreja e Veriut dhe aterroi në aeroportin kinez Dalijan, duke pretenduar se mund të jetë lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, pasi që ishin ndërmarrë masa të mëdha të sigurisë rreth aeroportit. /Telegrafi/

4 24

5 21

6 16

7 11