Ndryshmi i stilit të flokëve është imazh i damave të famshme, mu si edhe i inspirimeve të ndryshme nga dekadat e kaluara
Këto ditë në fokus janë stilet shik të flokëve të viteve gjashtëdhjetë, përkatësisht të stilit me bisht të lartë dhe me flokë të rrafshuara.
Ariana Grande ka provuar rregullimin e lartë të flokëve, skajet e të cilëve janë të nxjerrë jashtë, gjë që është stil tipik i cili evokon stilin e dekadave të kahershme.
Pos rrafshimit të flokëve dhe pastaj zbutjes me llak, është edhe një gjë kryesore te këto stile flokësh, transmeton Telegrafi.
View this post on Instagram
– Patjetër i kthej nga jashtë majat e flokëve, gjatë kohës së tharjes, me brushë të madhe të rrumbullakët, ka këshilluar floktari Yesef, i cili ia rregullon flokët Ariana Grandes, për Byrdie.
Kim Kardashian ka stilizuar gjithashtu gërshet të lartë dhe balluke të shkëlqyera, ndërsa flokët i ka mbrojtur me shumë llak të shndritshëm.
View this post on Instagram
Më parë flokët duhet të jenë hekurosur, në mënyrë që të duken si qelqi.
Edhe Bella Hadid merr pjesë në rolin retro, flokët e saj janë të rregulluar dhe të shkëlqyer, theksojnë pjesën e parë të flokëve të inspiruar me stile në formë të zgjojeve të bletëve, të cilat janë bartur në vitet gjashtëdhjetë.
View this post on Instagram
/Telegrafi/