LAJMI I FUNDIT:

Kilometrat e para të autostradës për Shkup lëshohen para vitit të ri

Kilometrat e para të autostradës për Shkup lëshohen para vitit të ri

Njëzetë kilometrat e para të Autostradës në drejtim të Shkupit do të lëshohen për qarkullim para vitit të ri, ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku.

Në lidhje me kontrollin ajror, ministri Zharku u shpreh I sigurt se Serbia kurrë nuk do ta merë atë, por se Kosova pas “Hungarkontrollit” është e gatshme për një gjë të tillë. Me buxhetin prej rreth 200 milionë eurosh, ministria e Infrastrukturës ka arritur të shtrojë 134 kilometra rrugë në Kosovë. Në konferencën e fundvitit me gazetarë, ministri Lurfi Zharku bëri të ditur po ashtu se sivjet do të lëshohet për qarkullim pjesa e parë e autostradës drejt Shkupit.


“Autostrada Arbër Xhaferi lidh korridoret 8 dhe 10 në Maqedoni. Është përfundua segmenti I parë C1 në gjatësi prej 20 km që është prej kyçjes të autostradës Ibrahim Rugova, me autostradën Arbër Xhaferi, deri në Babush. Po vazhdohet në trasenë Babush-Doganaj, bile po vazhdohet edhe pak më poshtë në grykën e Kaçanikut. /Telegrafi/