LAJMI I FUNDIT:

Kidnapohet një vajzë 18 vjeçare në Gostivar

Kidnapohet një vajzë 18 vjeçare në Gostivar

Siç informojnë nga SPB Tetovë, dje 18 vjeçarja E.A. nga fshati Debresh i Gostivarit ka denoncuar kidnapimin e saj ndërsa personi që ka kryer atë është një 20 vjeçar nga fshati Pirok i Tetovës.

Sipas fjalëve të vajzës, ajo para 2 muajsh në rrjetin social “Instagram” është njoftuar me 20 vjeçarin nga fshati Pirok ndërsa me datën 6 të muajit të kaluar ata janë takuar në një salon ondulimi në Gostivar ku sipas vajzës djali me forcë e ka futur në veturë dhe e ka kërcënuar se do i’a vrasë burrin dhe familjen, i’a ka marrë telefonin dhe e ka dërguar në shtëpinë e vet në fshatin Pirok.


Derisa ka qenë në shtëpinë e tij, nuk ka pasur mundësi për asnjë kontakt, ndërsa dje rreth orës 16:30 ka arritur të kontaktojë me prindët e saj dhe të ju tregojë se ku ndodhet.

Të gjitha personat e përfshirë janë ftuar në SPB Tetovë për bisedë dhe punohet në ndriçimin e rastit./Telegrafi/