LAJMI I FUNDIT:

Kidnapimi i nipit të Boshkovskit, Prokuroria kërkon paraburgim për një të dyshuar

Kidnapimi i nipit të Boshkovskit, Prokuroria kërkon paraburgim për një të dyshuar

Nga Prokuroria njoftojnë se në gjykatë kanë dorëzuar aktakuzë për grabitje pas kidnapimit të Samoil Kostadinovskit, nipit të ish ministrit Lube Boshkovski. Sipas Prokurorisë, grabitësit kishin për qëllim të merrnin nga Samoili para për gjoja vjedhjen e 4 kilogramëve heroinë. Njëri person akuzohet për grabitje, tjetri për bashkëekzekutimi të veprës, kurse për një tjetër person hetimi është ndërprerë deri në gjetjen e tij.

“Më 3 mars, në rrugën “Hristo Tatarçev”, i akuzuari i parë, së bashku me personin në arrati dhe persona të tjerë të panjohur, kanë rrëmbyer një person duke e kërcënuar se do t’i marrin jetën. Synimi i tyre ishte që ta bënin të dëmtuarin të paguajë lëndë narkotike të vjedhur më parë – heroinë në masën 4 kilogramë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.


Prokuroria për njërin person kërkon paraburgim, kurse për tjetrin masa kujdesi, ndërsa theksojnë se personat në fjalë kanë djegur veturën me të cilën e kanë realizuar grabitjen.

“Personi i dytë i përfshirë në aktakuzë i ka ndihmuar me vetëdije, duke i vënë në dispozicion automjetin për kryerjen e veprës penale – veturën “Volvo V40” me targa të Shkupit. Me automjet, të pandehurit e kanë çuar viktimën në vend të panjohur, pa dëshirën e tij. Në ditët në vijim, përmes mesazheve në aplikacione celulare nga dërgues të panjohur, familjarë dhe njerëz të afërt të të dëmtuarit kanë marrë mesazhe ku kërkonin pagesën e mjeteve për kinse për narkotikë që janë marrë pa paguar. Për të mbuluar gjurmët, në Draçevë është djegur vetura me të cilën është kryer krimi dhe në të cilën është parë i dëmtuari për herë të fundit”, shtojnë nga Prokuroria.

Në trend Lajme

Më shumë
​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

​Komuna mbyll stacionet e autobusëve, qytetarët dhe ekspertët janë kundër

Komunat
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Lajme
​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

​Mbushet stadiumi në Greqi me shqiptarë, Rama: Jeni bota

Lajme
Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Iu bashkuan edhe 300 anëtarë, Kurti: Po kthehemi, Prizreni po e forcon lidhjen me Vetëvendosjen

Lajme
Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Rama nga Athina i dërgon mesazh homlogut të tij grek: Eshtë koha e mirëqënies dhe lirisë, të jetojmë në harmoni

Lajme
“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

“Paguhen duke qëndruar në shtëpi” - Drejtoria e Arsimit në Graçanicë keqpërdor mbi një milion euro në vit për pagat e 250 punëtorëve

Jehona Hulaj
Kalo në kategori