Kidda ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar "Bella". 

Reperi shqiptar këtë projekt e ka shoqëruar me një klip mjaft atraktiv, të realizuar nga Omely.


Për tekstin e këngës është përkujdesur vetë këngëtari, derisa 'beatin' e ka bërë Omi Beats.

gfgg e1561727947742 Kidda në klipin e ri (Foto: YouTube)

Gjithashtu, miksin e këngës e ka bërë vetë Kidda, teksa për masterizimin u kujdes 'Slow Motion Soundz'.

Ky projekt i tij tashmë gjendet në kanalin zyrtar, YouTube dhe pritet të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.

Vlen të ceket se Kidda është muzikant shqiptar që jeton në Suedi, ku deri më tani ka sjell një sërë projektesh të suksesshme. /Telegrafi/