Këngëtarja e njohur shqiptare, Kida, ka publikuar në mesnatë projektin e ri muzikor të cilin e kishte paralajmëruar prej kohësh.

Bëhet fjalë për një bashkëpunim me reperin Ledri Vula, kënga e të cilëve mban titullin “Tdu”.


Me një klip veror e paraqitje të mahnitshme, artistët duket se kanë sjell hitin e verës.

Screenshot 1 19 Foto: Screenshot/YouTube

Muzika dhe producimi u bë në studion e SBS Entertainmennt nën përkujdesjen e Çelik Lipës.

Videoja ndërkaq iu besua “Sekuencë” dhe besohet që do pritet mirë edhe nga publiku.

Screenshot 2 12 Foto: Screenshot/YouTube

Menjëherë pas publikimit, projekti mori reagime të shumta kryesisht pozitive.

Të plotë tanimë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin zyrtar të artistes. /Telegrafi/