Moderatorja e njohur shqiptare, Kiara Tito, ka marrë vëmendje me një postim të ri të ndarë në rrjete sociale.

E ndjekur nga mbi 800 mijë njerëz në Instagram, ajo publikoi një set të ri të mahnitshëm fotografik.


E veshur me një fustan të gjatë të zi, bukuroshja e ekranit bëri që të gjithë t’i kthejnë sytë nga ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Me këtë ka shënuar fundin e sezonit të radhës të programit të humorit, “Portokalli”.

Të shumta qenë edhe reagimet pozitive që mori në pjesën për komente, duke e komplimentuar për paraqitjen.

Kiara pas Big Brother vazhdoi menjëherë në ekran, duke qenë pjesë e disa programeve.

Ajo mori famë të madhe dhe po vazhdon të jetë shumë e komentuar në media e shtypin rozë. /Telegrafi/