Kia tregon disa pjesë të Seltos, disa ditë para se ta shfaqë në tërësi (Video)
Makinë e fuqishme, që do të ketë edhe me teknologji të lartë
Kanë mbetur edhe pak ditë para prezantimit të Seltos të ri, andaj Kia ka treguar disa detaje, disa ditë para se ta shfaqë në tërësi Seltos të ri, transmeton Telegrafi.
Në pamjet e shpërndara shihen dritat e përparme LED si dhe ato që janë vendosur në pjesën e pasme, grilli i njohur si hundë tigri, si dhe rrotat që do t’i ketë. Por, gati të gjitha këto pjesë janë parë, kur u pa kjo makinë derisa po testohej e pa mbuluar.
Dizajni ri i makinës, është krijuar që të pëlqehet më së shumti nga të rinjtë, me tavan të gjatë dhe linja të mprehta.
Sipas kompanisë koreane, Seltos dallon nga modelet tjera, shkaku i kombinimit të së sofistikuarës, dizajnit sportiv, hapësirës dhe kapacitetit të një makine SUV tradicionale.
Brendësia e makinës nuk është shfaqur, mirëpo Kia thotë se do të ketë teknologji të lartë, si dhe një ekran me 10.25 inç.
Raportohet se modeli Seltos do ta ketë motorin 2.0 litra që prodhon 147 kuaj fuqi, ndërsa lansohet gjatë verës, teksa del në shitje në fund të vitit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Cili bolid fiton në përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Formula E apo Formula 1?
Rikthehet Ford Taurus
Prezantohet 500X nga Fiat (Foto)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe