LAJMI I FUNDIT:

Kia Rio me ndryshime të dukshme, i largohet një element i rëndësishëm (Foto)

Kia Rio me ndryshime të dukshme, i largohet një element i rëndësishëm (Foto)

Më nuk do ta ketë transmisionin manual, prej gjashtë shpejtësive

Kohëve të fundit, prodhuesit nuk po ua ndërrojnë vetëm pamjen e jashtme dhe disa ndryshime modeleve të reja, por edhe shumë gjëra një sistemin e qarkullimit, transmeton Telegrafi.


Të njëjtin fat do ta ketë edhe Kia Rio 2019, që do të ketë ndryshime të dukshme në linjat e jashtme, ndërsa ofrohet në versionet LX dhe S. Derisa versioni LX, që ishte më i liri gjatë këtij viti, më nuk do të jetë pjesë e ofertës.

Sa i përket mënyrës së qarkullimit, modelit Rio do t’i largohet një prej elementeve të rëndësishme dhe shumë të pëlqyera te kjo makinë, siç është transmisioni.

Ky sistem me gjashtë shpejtësi, do të zëvendësohet me një tjetër modern, që pritet ta bëjë Kia Rio shumë më funksional. /Telegrafi/