LAJMI I FUNDIT:

Kia ‘ngacmon’ imagjinatën me disa imazhe të sedanit të ardhshëm

Kia ‘ngacmon’ imagjinatën me disa imazhe të sedanit të ardhshëm

Kia ka njoftuar se do të zëvendësojë sedanin e saj me një tjetër krejtësisht të ri, i cili do të debutojë më 27 mars në panairin e automjeteve në New York.

Para debutimit, marka do të zbulojë detaje rreth sedanit të ardhshëm. Ndërkohë, duket se disa imazhe të publikuara së fundmi mjaftojnë për të ngacmuar njerëzit se si do të duket ai.


Kia K4 thuhet se ndan disa karakteristika të njëjta me K3 të prezantuar në gusht të vitit 2023, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Kjo veturë është më e vogël dhe vjen si zëvendësim i Forte, mirëpo fillimisht nuk do të jetë e pranishme në tregjet amerikane.

Bëhet e ditur se K4 ka të ngjarë të jetë më i lidhur me Hyundai Elantra.

Ndryshe, zëvendësimi i Forte duhet të jetë i përballueshëm duke pasur parasysh se vetura në largim është një nga modelet e pakta të mbetura me çmim më pak se 20 mijë dollarë (mbi 18 mijë euro). /Telegrafi/