LAJMI I FUNDIT:

Kia ka njoftuar se kur do të ndalojë shitjen e modeleve me benzinë ​​dhe naftë në Evropë

Kia ka njoftuar se kur do të ndalojë shitjen e modeleve me benzinë ​​dhe naftë në Evropë

Një markë tjetër veturash ka njoftuar se kur do të shkëputet nga motorët me lëndë djegëse fosile.

Siç pritej, plani i Kia-s është identik me atë të Hyundai-t dhe qëllimi i saj përfundimtar është të arrijë pavarësinë e karbonit deri në vitin 2045.

Deri në vitin 2040, ajo do të tërheqë modelet me benzinë ​​dhe naftë nga tregjet kryesore të produkteve në Evropë. Por njoftimi i fundit zyrtar thotë se Kia do të tërheqë motorët me benzinë dhe naftë nga vendet evropiane deri në vitin 2035.


Prodhuesit e tjerë kanë një plan të ngjashëm. Siç dihet, Alfa Romeo planifikon të kalojë plotësisht në energji elektrike deri në vitin 2027, Volvo do të bëjë një gjë të ngjashme deri në vitin 2030.

Disa prodhues të tjerë do të ndjekin të njëjtën rrugë, ndërsa të tjerë do të përpiqen t’i mbajnë motorët me lëndë djegëse fosile për aq kohë sa të jetë e mundur, veçanërisht në tregjet në zhvillim ku infrastruktura e duhur do të rregullohet.

Me këtë njoftim, Kia vendosi të bëhet e ashtuquajtura “Ofrues i zgjidhjeve të qëndrueshme të lëvizshmërisë”, që do të thotë se deri në vitin 2045 ose më herët do të zvogëlojë emetimin e saj të karbonit me 97% në krahasim me vitin 2019. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë

Duhet të paguajë 27 mijë euro gjoba - por nuk ka fare veturë

Auto
Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Zbulohet çmimi i veturës më të lirë elektrike nga Volkswagen

Auto
Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Shaq i famshëm ka probleme me supermakinat, pavarësisht se vazhdon të blejë ato

Auto
Njihuni me veturën më të gjatë në botë e cila mund të akomodojë deri në 75 persona - brenda ka edhe një pishinë

Njihuni me veturën më të gjatë në botë e cila mund të akomodojë deri në 75 persona - brenda ka edhe një pishinë

Auto
Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Nuk është shaka e AliExpress - mund të blini një motor të vërtetë të Volkswagenit

Auto
Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Hakerët në SHBA vodhën Rolls-Royce Dawn, ia ndërruan adresën kamionin ku duhej ta dorëzonte – kaq mjaftoi të “zhduket”

Auto
Kalo në kategori